web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqi në Hagë/ Shpallet dënimi për Kadri Veselin

16 Shtator 2026, 11:39, Kosova & Bota CNA

Gjyqi në Hagë/ Shpallet dënimi për Kadri Veselin

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burg, ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi me 25 vite burg dhe ish-komandat i UÇK-së, Rexhep Selimi me 13 vjet burg.

Kujtojmë se pas shpalljes së vendimit të Shkallës së Parë, çështja nuk përfundon domosdoshmërisht. Mbrojtja ka të drejtë të apelojnë vendimin, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen në përputhje me rregullat e Dhomave të Specializuara. /CNA 





Lajmet e fundit nga