Pasi ish-zëdhënësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), Jakup Krasniqi u dënua me 25 vite burg, ka ardhur reagimi i vëllait të tij.
Gjatë një prononcimi për mediat e Kosovës, ai ka deklarua se nuk e beson në asnjë fjalë Gjykatën Speciale.
Ndërsa po ashtu ai tha se kjo e keqja po bëhet në emër të popullit të Kosovës, teksa shprehu edhe keqardhjen e tij.
“Kam qenë skeptik edhe më herët, po tash nuk mundem me i besu asnjë fije, për arsye se dënohen njerëz veç me fjalë, me dëshmitarë të rrejshëm. Është e pakuptimtë, por nuk është në dorën tonë. Por më e keqja është që po bëhet në emër të popullit të Kosovës, për keqardhje, por nuk mund t’i ndryshojmë”, u shpreh vëllai i Krasniqit.
Ndërsa vlen të theksohet se gjatë gjykimit, familja e ish-kryeparlamentarit të Koosvës, e ndoqi së bashku gjyqin e Dhomës Speciale të Hagës.

