Pas shpalljes së aktgjykimit dhe dënimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbyllur.
Aktgjykimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë atë.
Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vite burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vite burgim Kadri Veselin dhe me 13 vite Rexhep Selimin.
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së si “të trishtueshëm”.
“Është një vendim vërtet i trishtueshëm, i padrejtë, i pamerituar për katërshen udhëheqëse të UÇK-së”, tha Konjufca pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë.
© SYRI.net
Reagon familja e Hashim Thaçit: Po presim Apelin, jemi të bindur në pafajësi
Konjufca: Vendim i padrejtë dhe i pamerituar
Gjykata Speciale dënoi 4 ish krerët e UÇK-së, qytetarët në Prishtinë të indinjuar: Vendimi jo në emër të popullit