web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthime, thirrje dhe marshim/ Si u prit dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Prishtinë

16 Shtator 2026, 11:59, Kosova & Bota CNA

Shpërthime, thirrje dhe marshim/ Si u prit dënimi i ish-krerëve

Është pritur me tensione në kryeqytetin e Kosovës shpallja e vendimit nga Gjykata Speciale e Hagës për ish-presidentin e Kosovës dhe ish-komandantin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, ish-zëdhënësin e UÇK-së dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin, si dhe ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimin.

Qytetarët në Prishtinë pas shpalljes së dënimit me burg janë larguar nga sheshi kryesor dhe kanë nisur marshimin drejt selisë së PDK-së.

“UÇK”, “Marre”, “Hashim Thaçi”, janë thirrjet e qytetarëve gjatë marshimit ndërsa mbajnë në duar flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Republikës së Kosovës.

Ndërkohë raportohet se në sheshin “Skënderbej” janë dëgjuar edhe shpërthime, ndërsa ende nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur. 

Kujtojmë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burg, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi me 25 vite burg, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli me 18 vjet burg dhe ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi me 13 vjet burg.

Pas shpalljes së vendimit të Shkallës së Parë, çështja nuk përfundon domosdoshmërisht. Mbrojtja ka të drejtë të apelojë vendimin, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen në përputhje me rregullat e Dhomave të Specializuara. /CNA





Lajmet e fundit nga