Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Gjyqtarët e Hagës vulosën BURG për ish-krerët e UÇK-së, qytetarët e Prishtinës shpërthejnë në lot: Serbi, Serbi të q***** robt

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqtarët e Hagës vulosën BURG për ish-krerët e
Momenti kur qytetarët e Prishtinës shpërthejnë në lot

Vendimi i marrë në seancën e sotme të mbajtur në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së ndaj të cilëve gjyqtarët caktuan 24 vte burg për Thaçin dhe Krasniqin, 18 për Veselin dhe 13 për Selimin ka shkaktuar irritimin e qytetarëve të Prishtinës.

Me të marrë lajmin se Gjykata e Hagës dërgoi sot në burg çlirimtarët e Kosovës, qytetarët e Prishtinë të zemëruar me vendimin e padrejtë të caktuar nga katërshes, janë zhvendosur nga qendra e kryeqytetit të Kosovës me lot në sy, ndërsa janë dëgjuar duke brohoritur njëzëri: Serbi, Serbi të q**** robt.

Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së u pasua me goxha tensione, pasi shqiptarët anë e mbanë u zgjuan me shpresën se sot Haga do të merret vendimin e duhur për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin.

Mirëpo pas dy orësh seancë maratonë kur pritej të vulosej vendimi i duhur ndaj tyre, gjyqtarët e Hagës “thyen zemrat” e gjithë shqiptarëve pasi caktuan dënim me burg ndaj çlirimtarëve. Në total ndaj katërshes së UÇK-së u caktuan 81 vite burg, vendim ky i cili është pasuar me reagime të shumta, në mesin e të cilave dhe postimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi vendimin e Hagës si marre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese