Lajmi i fundit

LIVE - Thaçi dhe Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim për krime lufte! Marshim e indinjate në Kosovë

Marre! Gratë me lot në sy: Duhej të ishin dënuar ata që përdhunuan 20 mijë femra, jo shpëtimtarët tanë

Marre! Gratë me lot në sy: Duhej të ishin dënuar ata që përdhunuan 20 mijë femra, jo shpëtimtarët tanë

12:03, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënim ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, qytetarë të shumtë kanë kundërshtuar aktgjykimin me thirrje të ndryshme. 

“Jo në emrin tim” është një nga thirrjet e përsëritura nga qytetarë sikurse në rrjete sociale ashtu edhe në vende të ndryshme të Kosovës ku u mblodhën për të pritur aktgjykimin e Speciales.

"Duhej të ishin dënuar ata që kanë përdhuar 20 mijë femra. Na kanë prerë fëmijët në djep. Ata duhej të ishin dënuar, jo tonët. Tanët kanë qenë çlirimtarë. Ata na kanë shpëtuar jetën. Po të mos ishim ata kushedi ku do të kishim përfunduar. Ne kemi qenë në Drenaz. Shkijet na dhanë letrat për shkak për ta na cuar për të mbytur. Askush nuk ka guxuar të largoheshim nga Drenazi. Marre ju qoftë! Cfarë kanë bërë marrë ju qoftë. Në Kosovë është bërë genocid."

Reagimet janë shoqëruar me fotografi të Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, të cilët sot u dënuan nga Specialja për krime lufte. 

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco