Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj njofton ringritjen e Bordit të Transparencës
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë vendimin për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.
Sipas ministres, ky mekanizëm do të shërbejë për reduktimin e akcizës dhe uljen e çmimit në treg, i cili prej më shumë se dy javësh qëndron në nivele të larta.
“Sot morëm një vendim për riaktivizimin e bordit të transparencës për çmimet e karburanteve. Pak më parë ishim të pavendosur për ngritjen e tij, por duke qenë se prej më shumë se dy javësh qëndron në nivelin 222 lekë për litër, ne kemi marrë një vendim paraprakisht ku sa herë që kalon 220 lekë ne do të aktivizojmë një mekanizëm për reduktimin e akcizës që çmimi i karburanteve të reduktohet, dhe mekanizmi i vetëm për reduktimin e akcizës ishte ringritja e bordit të transparencës”, u shpreh ajo.
Pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme: Diferenca të pajustifikuara dhe jo harmonike
Rama në Korçë për reformën territoriale, Maliqi në qendër të diskutimit
Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë në Tiranë, Policia ndërhyn për të liruar rrugën
- 14:14 “UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori”, Rey Manaj reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
- 14:09 Berisha për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK: Dënime tërësisht të pamerituara
- 14:03 Avokati i Rexhep Selimit pas dënimit të ish-kreut të UÇK-së me 13 vjet burgim: Jemi shumë të zhgënjyer me aktgjykimin
- 13:57 Vendimi në Hagë, Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet e Serbisë për UÇK-në
- 13:47 Vendimi në Hagë, Ali Ahmeti: E padrejtë, beteja vazhdon në apel
- 13:40 BE për dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, thirrje për përmbajtje: Gjykata të lejohet të veprojë pa ndërhyrje