Një vendim të padrejtë e ka cilësuar veteran i luftës, Agim Plashniku, vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK.
Në një prononcim për Syri Tv, Plashniku tha se me vendimin e Tribunalit, është bërë një padrejtësi e madhe ndaj popullit shqiptar, ndërsa paralajmëroi për pasoja të rënda në Ballkan pas dënimit të themeluesve të UÇK.
Sipas tij, të gjithë çlirinatrët do të të bashkoden, pasi nuk mund t’i durojë këto padrejtësi që po u bëhen, në një kohë kur UÇK mbrojti vendin.
Është padrejtësi. Gjithmonë na është bërë padrejtësi ne popullit shqiptar, s’kemi për t’i duruar. Na kanë dënuar çlirimtarët.
I kanë dënuar në emër të Serbisë, do të ketë pasoja ndaj themeluesve të UÇK, mos të mendojnë se do kalojnë lehtë.
Do bashkohen çlirimatrët e s’kemi për t’i duruar këto katastrofa e padrejtësi. Si veteran lufte, për ne s’ka ditë e paqe.
Ta dijë Ballkani mirë se ka dënuar themeluesit e UÇK, ne kemi mbrojt Kosovën e s’kemi shkuar në Serbi.
© SYRI.net