Vengu kundër vendimit të Gjykatës Speciale: “Strehë e padrejtësisë”, kërkon rrëzimin e dënimeve në apel
Ish-ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me një total prej 81 vitesh burgim për krime lufte.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vengu e cilëson vendimin për krijimin e Gjykatës Speciale si të gabuar dhe shprehet se kjo gjykatë është kthyer, sipas tij, në “strehë të padrejtësisë”.
“Është tashmë e qartë për të gjithë se sa i gabuar ishte vendimi për krijimin e Gjykatës Speciale, e cila sot u bë streha e padrejtësisë”, shkruan Vengu.
Deputeti socialist kundërshton gjithashtu faktin që vendimi është dhënë nga një gjykatë e vendosur jashtë Kosovës.
“Ishte rrëqethëse t’i dëgjoje këto dënime të shqiptoheshin ‘në emër të popullit të Kosovës’. Një gjykatë e vendosur jashtë Kosovës dhe pa gjyqtarë nga Kosova përdori emrin e popullit të saj për të dënuar luftëtarët e pavarësisë sonë të dytë”, shprehet ai.
Vengu e vendos vendimin në kontekstin e luftës së Kosovës, duke argumentuar se Kosova ishte viktima, Serbia e Millosheviçit agresori, ndërsa UÇK-ja luftoi për liri. Ai përmend gjithashtu ndërhyrjen e NATO-s për t’i dhënë fund spastrimit etnik.
Në reagimin e tij, deputeti i PS-së shprehet në mbështetje të katër të dënuarve dhe familjeve të tyre, ndërsa kërkon që vendimi të kundërshtohet në procesin e apelimit.
“Këto dënime duhet të rrëzohen në apel. Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët, duhet të ndërmarrin çdo hap të mundshëm ligjor dhe institucional”, shkruan Vengu.
Ai thekson se mbështetja ndaj Perëndimit nuk duhet të nënkuptojë heshtje përballë asaj që e konsideron padrejtësi.
“Besnikëria jonë ndaj Perëndimit nuk kërkon heshtje përballë padrejtësisë. Ajo kërkon besnikëri ndaj vetë parimeve mbi të cilat Perëndimi është ngritur: lirisë, barazisë dhe drejtësisë”, shprehet Vengu.
Në përfundim, ai deklaron: “Historia e shqiptarëve nuk mund të falsifikohet në sallat e gjyqit”.
Rama në ceremoninë e hapjes së Konsullatës Shqiptare në Napoli: Italia është ‘alter egoja’ jonë evropiane
Rama drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së, takime dhe me komunitetin shqiptar në Amerikë
Gazetari tregon çfarë pritet pas vendimit të Gjykatës së Lartë: Ky ishte treni i fundit për Veliajn
- 12:45 Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj njofton rikthimin e Bordit të Transparencës
- 12:44 Begaj për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Trishtim i thellë, liria ka emër
- 12:38 Vendimi i Gjykatës Speciale, mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së përplasen me policinë në Hagë (VIDEO)
- 12:33 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Haxhiu: Lajm tronditës për Kosovën, aktgjykimet nuk e rishkruajnë dot historinë
- 12:28 Vdekja e këngëtarit Giorgos Mazonakis, Prokurorët urdhërojnë hetim të ri për klinikën në Athinë
- 12:24 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagojnë kryetarët e Grupit Parlamentar të PS dhe PD: Padrejtësi