Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj njofton ringritjen e Bordit të Transparencës

16 Shtator 2026 | 12:45

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë vendimin për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.

Sipas ministres, ky mekanizëm do të shërbejë për reduktimin e akcizës dhe uljen e çmimit në treg, i cili prej më shumë se dy javësh qëndron në nivele të larta.

“Sot morëm një vendim për riaktivizimin e bordit të transparencës për çmimet e karburanteve. Pak më parë ishim të pavendosur për ngritjen e tij, por duke qenë se prej më shumë se dy javësh qëndron në nivelin 222 lekë për litër, ne kemi marrë një vendim paraprakisht ku sa herë që kalon 220 lekë ne do të aktivizojmë një mekanizëm për reduktimin e akcizës që çmimi i karburanteve të reduktohet, dhe mekanizmi i vetëm për reduktimin e akcizës ishte ringritja e bordit të transparencës”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Korçë për reformën territoriale, Maliqi në qendër të diskutimit

Ka nisur në Korçë takimi i kryeministrit Edi Rama në kuadër të turit për rishikimin e ndarjes administrative-territoriale në vend. Sipas raportimeve, në takim janë...
10:36 | 16/09/2026

Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë në Tiranë, Policia ndërhyn për të liruar rrugën

Sindikata e Punonjësve të Transportit ka zhvilluar një protestë këtë të mërkurë përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar zgjidhje për kërkesat dhe problematikat...
10:10 | 16/09/2026

Rama në ceremoninë e hapjes së Konsullatës Shqiptare në Napoli: Italia është ‘alter egoja’ jonë evropiane

Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e djeshme në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së re Shqiptare në Napoli. Gjatë këtij aktiviteti, ai e vlerësoi...
08:37 | 16/09/2026