Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë Gjykatës Speciale, familjarët e ish-krerëve të UÇK-së: E papranueshme, do e apelojmë
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
Mbyllet protesta e 108-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 15 Shtator, 22:27 Marshimi i protestuesve/...
Në një njoftim për media, LDK-ja ka thënë se e ka pritur me shqetësim shumë të thellë vendimin e sotëm, duke theksuar ndjeshmërinë e këtij momenti për qytetarët e Kosovës.
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një njoftim për media, LDK-ja ka thënë se e ka pritur me shqetësim shumë të thellë vendimin e sotëm, duke theksuar ndjeshmërinë e këtij momenti për qytetarët e Kosovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pritur me shqetësim shumë të thellë aktgjykimin e sotëm ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përmasën e dënimeve ndaj tyre. Të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e këtij momenti për qytetarët e vendit, bëjmë thirrje për qetësi, maturi dhe përgjegjësi”, thuhet në reagim.
LDK-ja ka theksuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë rezultat i sakrificës së brezave, duke përmendur rezistencën politike e paqësore të udhëhequr nga presidenti Ibrahim Rugova, luftën e UÇK-së dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s. Partia ka deklaruar se aktgjykimi i sotëm nuk mund ta ndryshojë atë që e cilëson si të vërtetën historike të luftës në Kosovë.
“Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Regjimi i Serbisë ushtroi gjenocid e krime kundër njerëzimit; zhvilloi një fushatë të egër terrori dhe spastrimi etnik në Kosovë; masakroi civilë të pafajshëm, vrau fëmijë, gra e të moshuar, ushtroi dhunë, dëboi me forcë popullsinë dhe dogji e shkatërroi fshatra e qytete të tëra”, thuhet më tej.
Sipas LDK-së, këto krime kanë qenë sistematike dhe pasojat e tyre vazhdojnë të rëndojnë mbi familjet e Kosovës.
“Këto krime ishin sistematike, pasojat e të cilave rëndojnë edhe sot mbi mijëra familje. Përballë kësaj egërsie, populli i Kosovës luftoi për mbijetesë dhe liri”, përfundon njoftimi./Dosja.al
Ish-krerët e UÇK-së HAGË- Trupi Gjykues shqiptoi sot vendimin në çështjen gjyqësore të Hashim Tha&cce...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka cilësuar dënimet ndaj Hash...
Foto ilustruse KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ku trupa ...
Hysni Gucati HAGË- Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka dënuar ashpër aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve ...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur me dënimet në Hagë. Përmes ...
Glauk Konjufca KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të...
Rexhep Selimi HAGË- Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues arrit...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë dha dënimet për katër ish-krerët e&...
Kadri Veseli HAGË- Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Ve...