Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Çmimi i naftës iu afrua 230 lekëve për litër, qeveria ringre Bordin e Transparencës! Ibrahimaj: Do të monitorojmë tregun

Shkruar nga Newsbomb
Çmimi i naftës iu afrua 230 lekëve për litër, qeveria
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka zbuluar se në mbledhjen e qeverisë, që është zhvilluar këtë të mërkurë, është marrë vendimi për ringritjen e Bordit të Transparencës.

Ibrahimaj tha se qeveria do të ndërhyjë, pasi, sipas saj, prej disa ditësh çmimi i naftës i kalon 222 lekë për litër dhe kjo ka sjellë ringritjen e Bordit të Transparencës.

Po ashtu, ministrja theksoi se në mënyrë të vazhdueshme do të monitorohen çmimet e karburanteve.

Ibrahimaj: Sot morëm një vendim që e kemi diskutuar prej disa kohësh. Sot riaktivizuam Bordin e Transparencës për karburantet. Qëndrimi deri më pak më parë, në fakt, ishte i pavendosur. Por fakti që çmimi prej dy javësh qëndron në 222 lekë për litër dhe, duke qenë se përmes aktit normativ, sa herë nafta kalon 220 lekë për litër, ne reduktojmë akcizën me qëllim që çmimi i karburanteve të normalizohet dhe, për të arritur këtë, duhet të ringrihej Bordi i Transparencës. Ndaj, sot morëm vendimin për ringritjen e këtij Bordi të Transparencës. Në mënyrë të vazhdueshme do të monitorojmë çmimet e karburanteve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese