Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Ali Ahmeti: Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Hamza shkruan se PDK shpreh indinjatën, zhgënjimin dhe kundërshtimin për aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ai shton se sot u godit e drejta e popullit të Kosovës që luftoi për liri, mbijetesë dhe çlirim nga Serbia.
Hamza thekson se aktgjykimi i sotëm nuk është fjala e fundit dhe shton se do të luftojnë për drejtësinë deri në fund.
Reagimi i plotë:
Aktgjykim i padrejtë dhe i papranueshëm, beteja për drejtësi vazhdon deri në fund
Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën, zhgënjimin dhe kundërshtimin e saj për aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sot në Hagë u godit rëndë e drejta e popullit tonë që luftoi për liri, mbijetesë dhe çlirim nga regjimi shtetëror serb që vrau, dëboi dhe terrorizoi shqiptarët e Kosovës.
Për ne, ky aktgjykim është një padrejtësi e madhe, sepse mbështetet në pretendime e materiale që i konsiderojmë të fabrikuara dhe të ushqyera ndër vite nga aparati shtetëror dhe propaganda e Serbisë për ta kriminalizuar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky aktgjykim mund të jetë shkruar në Hagë. Por historia e Kosovës është shkruar këtu, me sakrificë, gjak dhe luftë për liri. Dhe ajo nuk rishkruhet sot.
Historia jonë është shkruar nga populli ynë që luftoi për mbijetesë, nga mijëra dëshmorë e martirë, nga qindra mijëra qytetarë të dëbuar prej shtëpive të tyre dhe nga një aleancë historike me botën demokratike që, në vitin 1999, i dha fund represionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb në Kosovë.
Agresori ishte Serbia. Viktima ishte Kosova. Dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigjja e popullit tonë që kërkonte të jetonte i lirë.
Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë aktgjykim.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk shkuan në Hagë duke ikur nga drejtësia. Ata iu përgjigjën asaj vullnetarisht, me besimin se e vërteta do të triumfonte.
Prandaj, vendimi i sotëm është një goditje e rëndë për luftën e UÇK-së, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
Sot, qytetarët e Kosovës ndihen të lënduar dhe të zhgënjyer nga ky aktgjykim i padrejtë.
PDK do ta kundërshtojë këtë aktgjykim me argumente, me të gjitha mjetet demokratike dhe në çdo forum ku duhet mbrojtur e vërteta për luftën e Kosovës.
Për ne, lufta e UÇK-së ishte e drejtë, mbrojtëse dhe çlirimtare.
Dhe njerëzit që udhëhoqën luftën dhe proceset politike që sollën lirinë dhe shtetin e Kosovës nuk mund të fshihen nga historia me një vendim gjyqësor.
Sot është një ditë e rëndë për Kosovën. Por sot nuk përfundon as historia, as beteja për të vërtetën.
Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë përherë në mbrojtje të së vërtetës historike, të dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të atyre që morën mbi vete barrën e lirisë së Kosovës.
Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. Ne për drejtësinë do të luftojmë deri në fund dhe për të vërtetën nuk do të heshtim kurrë.
Heronjtë tanë të luftës dhe paqes nuk do t’i lëmë kurrë vetëm. Beteja vazhdon, me ta dhe për ta, deri në lirimin e tyre. /CNA
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...
Dënimi me 81 vjet burg i ish-krerëve të UÇK-së është pritu...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Harad...
Kanë ardhur reagimet e para nga familjarët e ish-krerëve t...
Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe zëvendëskryeministri Glau...
Është pritur me tensione në kryeqytetin e Kosovës shpallja...
Gjykata e Hagës ka caktuar dënimin me 13 vite burg për ish...
Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Kr...
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është ...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur faj...
Gjykatësi kryesues i seancës ndaj katër ish-krerëve të UÇK...
Gjykatësi amerikan Charles Smith po paraqet në seancën në ...
Vijon seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës ndaj ...
Gjykata Speciale e Hagës ka konstatuar se nuk ka pasur kri...
Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale të Hagës. Katër ish-k...
Kongresmeni amerikan, Keith Self, shprehu shqetësim për at...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dhënë një...
Çmimet në pikat e karburantit në Gjermani po njohin vetëm ...
Dhjetëra shqiptarë janë mbledhur paraditen e sotme para Dh...
Policia holandeze ka ndërmarrë masa teksa këtë të mërkurë ...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar ...
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një oper...
Raportohet se një aksident rrugor është regjistruar në aks...
Një bandë shqiptare droge është shkatërruar nga Policia Fe...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka rea...
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...
Dënimi me 81 vjet burg i ish-krerëve të UÇK-së është pritu...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Harad...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dolla...
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë p...