Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë Gjykatës Speciale, familjarët e ish-krerëve të UÇK-së: E papranueshme, do e apelojmë
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
Mbyllet protesta e 108-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 15 Shtator, 22:27 Marshimi i protestuesve/...
Abdixhiku ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës dhe se aktgjykimi i sotëm nuk mund ta ndryshojë atë që ai e cilëson si të vërtetën historike të luftës.
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Abdixhiku ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës dhe se aktgjykimi i sotëm nuk mund ta ndryshojë atë që ai e cilëson si të vërtetën historike të luftës.
“Djemtë e vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbrojtën pragun e shtëpisë. UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë; dje, sot e përjetësisht”, ka shkruar Abdixhiku.
Kreu i LDK-së ka përmendur krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se regjimi i Serbisë ushtroi dhunë ndaj popullsisë civile, kreu vrasje dhe dëbime dhe shkatërroi vendbanime.
“Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Regjimi i Serbisë ushtroi gjenocid e krime kundër njerëzimit; zhvilloi një fushatë të egër terrori dhe spastrimi etnik në Kosovë; masakroi civilë të pafajshëm, vrau fëmijë, gra e të moshuar, ushtroi dhunë, dëboi me forcë popullsinë dhe dogji e shkatërroi fshatra e qytete të tëra”, ka deklaruar ai.
Abdixhiku ka bërë thirrje për unitet politik pas vendimit të Speciales, duke kërkuar që forcat politike t’i lënë mënjanë ndasitë.
“U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike t’i lëmë mënjanë ndasitë dhe të qëndrojmë bashkë për ta përballuar këtë periudhë të vështirë për Kosovën. Liria jonë ka kushtuar shumë. Shteti ynë është përgjegjësi e të gjithëve. Ta ruajmë Kosovën, unitetin qytetar dhe miqësitë që i qëndruan pranë në rrugën drejt lirisë e pavarësisë”, ka përfunduar Abdixhiku./Dosja.al
Vjosa Osmani KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇ...
Pierre-Richard Prosper HAGË- Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj klientit të tij si nj&eu...
LDK KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-...
Ish-krerët e UÇK-së HAGË- Trupi Gjykues shqiptoi sot vendimin në çështjen gjyqësore të Hashim Tha&cce...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka cilësuar dënimet ndaj Hash...
Foto ilustruse KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ku trupa ...
Hysni Gucati HAGË- Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka dënuar ashpër aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve ...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur me dënimet në Hagë. Përmes ...
Glauk Konjufca KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të...