
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u shfaq i revoltuar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin me 81 vite burg të 4 liderëve të UÇK.
Braçe e konsideroi vendimin ‘bana’ dhe ‘turpërues’ për shqiptarët e të dyja vendeve. Ndërsa shtoi se Shqipëria duhet të marrë masa ligjore të menjëhershme, ai tha se gjykata ka rënë për shkak se ishte ngritur për të gjykuar krimet kundër njerëzimit dhe krerët e UÇK u shpallën të pafajshëm për akuza të tilla.
“Në emër të popullit të Kosovës? Na turpëruan si shqiptarë të Kosovës dhe si shqiptarë të Shqipërisë. Lufta e një populli për liri, jo për të sulmuar, por në mbrojtje të dinjitetit.. u konsiderua në emër të popullit të Kosovës, ndërmarrje kriminale.
Vendimi është banal që kur fillon të kërkojë tualet të denjë, dush me ujë të ngrohtë dhe ushqim të mirë për ata që ai i konsideron të ndaluar në luftë. E kuptoni? Vendimi është akoma dhe më banal dhe neveritës për akuzën..individët për 96 vrasje. Tani ose kanë vrarë 96 veta dhe ky është krim individual ose krimet kolektive kanë marrë fund që në kohën e nazizmit. Unë nuk di që në Kosovë e në veri të Shqipërisë të ketë patur nazizëm, pak më lart në Serbi kishte nazizëm e fashizëm.
Unë mendoj që pas këtij vendimi Shqipëria që është ndotur masivisht nga ai raporti i Dick Marty, duhet të marrë akte ligjore të menjëhershme për të pastruar emrin e Shqipërisë dhe popullit të veriut të saj siç tha ky gjyqtari këtu. Kosova nuk besoj se ka nevojë për mendjen time, ka njerëz plot atje që
Kjo gjykatë u ngrit për të vërtetuar krimet kundër njerëzimit, pretenduar të kryera në Kosovë dhe Shqipëri nga Dick Marty, i rrëzoi, i shpalli të pafajshëm për ato krime të katër këta. Dhe i dënoi për krime në kuadër të ndërmarrjes kriminale për të cilat nuk kishte fare nevojë për një gjykatë banale si puna e kësaj. Pra gjykata ka rënë, nuk duhet të jetë më. Ato krime nuk kanë ndodhur në Kosovë”- tha Braçe. Versus.al

