Lajmi i fundit

LIVE - PD mbledh grupin parlamentar! Flet lideri demokrat, Sali Berisha

Tensione pranë ish-ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët mësyjnë selinë e rrethuar nga Policia

13:30, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grup qytetarēsh mësynë sot në medistë selinē e EULEX-it në Pristhinë pas vendimit që Gjykata Speciale dha duke dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin.

Qytetarët thërrasin ‘UÇK! UÇK!’

Në vendngjarje ka dhe një shtim i forcave të EULEX.

Disa protestues kanë tentuar të hyjnë me forcë në oborrin e ish-ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Në pamjet e publikuara nga mediat lokale, protestuesit në disa momente janë përplasur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët i penguan të hyjnë në oborrin e EULEX-it. 

Në pjesë të tjera të Prishtinës, situata raportohet të jetë e qetë.

Tensionet pasuan shpalljen e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burgim për krime lufte. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Ushtruesja e detyrës e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu e ka cilësuar aktgjykimin sotëm të Dhomës së Specializuara në Hagë dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si “një goditje e rëndë për familjet e tyre, një lajm thellësisht tronditës për Republikën e Kosovës dhe një çast i rëndë për kombin shqiptar kudo që jeton”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco