Avokati i Thaçit: I rashës kokës me grushte kur gjyqtari tha në emër të popullit të Kosovës
Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e ka cilësuar vendimin ndaj ish-presidentit të Kosovës si një “tallje me drejtësinë”, ndërsa ka bërë të ditur se mbrojtja do ta apelojë atë.
Duke komentuar vendimin e shpallur nga Dhomat e Specializuara, Prosper tha se, sipas tij, procesi ishte i paracaktuar dhe se gjykata ka dhënë një interpretim të historisë që mbrojtja nuk e pranon.
“Është e qartë se ky vendim ishte i paracaktuar. Ajo që pamë sot është një gjykatë që rishkroi historinë. Është fundi i gjykatave ndërkombëtare. E injoruan mbrojtjen”, deklaroi Prosper.
Ai foli edhe për përmbajtjen e aktgjykimit, duke pretenduar se vendimi e lidh Thaçin me një organizatë kriminale. Prosper tha se kishte komunikuar me Thaçin pas vendimit dhe se ish-presidenti i kishte shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve.
“Thaçi është i gatshëm të vazhdojë të luftojë për veten dhe për popullin e Kosovës”, u shpreh avokati.
Prosper tregoi gjithashtu për reagimin e tij gjatë shpalljes së vendimit, duke thënë se “goditi kokën me grushte” kur gjyqtari shqiptoi fjalët “Në emër të popullit të Kosovës”.
Në deklaratën e tij, avokati iu drejtua edhe Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të shqyrtohet raporti dhe marrëdhënia me Dhomat e Specializuara. Sipas Prosperit, Kosova duhet të marrë një vendim sovran, të cilin ai e konsideron në interesin më të mirë të vendit.
“Nëse do të isha deputet, që nga nesër do ta tërhiqja mbështetjen për këtë gjykatë”, tha Prosper.
Osmani: UÇK mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë, dje, sot e përjetësisht
Dënimi me 18 vjet burgim, avokati i Veselit: Ditë e keqe për drejtësinë ndërkombëtare, vendimin do ta dërgojmë në Apel
Gucati pas vendimit në Hagë: Gjykatë kriminale, dënon pa argumente. Shpresa nuk humb
- 13:28 Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen
- 13:26 Pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme: Diferenca të pajustifikuara dhe jo harmonike
- 13:11 Osmani: UÇK mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë, dje, sot e përjetësisht
- 13:08 Dënimi me 18 vjet burgim, avokati i Veselit: Ditë e keqe për drejtësinë ndërkombëtare, vendimin do ta dërgojmë në Apel
- 13:00 Gucati pas vendimit në Hagë: Gjykatë kriminale, dënon pa argumente. Shpresa nuk humb
- 12:53 Vengu kundër vendimit të Gjykatës Speciale: “Strehë e padrejtësisë”, kërkon rrëzimin e dënimeve në apel