Limaj pas vendimit në Hagë: Aktgjykim i padrejtë, jo në emër të popullit të Kosovës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Ai u shpreh se vendimi i sotëm ishte një nga lajmet më të padrejta dhe më të pamerituara. Sipas ti ky vendim nuk ishte në emër të popullit të Kosovës.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, shqiptarë kudo që jeni! Sot morëm lajmet e këqija nga Haga, të papritura, të pamerituara, të padrejta. Sot u shpall aktgjykimi dënues i shkallës së parë për etërit themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për themeluesit e shtetit të Kosovës.
Ky aktgjykim është i padrejtë, i papranueshëm, jo në emër të popullit të Kosovës, jo në emrin tim. E di, sot të gjithë jemi të mërzitur, të zhgënjyer e të dëshpëruar. Më lejoni që zhgënjimin tonë, dëshpërimin tonë, mërzinë tonë të mos e keqpërdorë askush kundër vendit tonë.
Por le ta kthejmë atë në një forcë e bashkim të përbashkët për të vazhduar betejat e ardhshme deri në fitoren e plotë të bashkëluftëtarëve tanë dhe të Kosovës”, u shpreh ai.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.
Reagimi i BE-së për dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, bën thirrje për përmbajtje: Gjykata të lejohet të veprojë pa ndërhyrje
Avokati i Thaçit: I rashës kokës me grushte kur gjyqtari tha në emër të popullit të Kosovës
Osmani: UÇK mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë, dje, sot e përjetësisht
- 13:40 Reagimi i BE-së për dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, bën thirrje për përmbajtje: Gjykata të lejohet të veprojë pa ndërhyrje
- 13:38 Avokati i Thaçit: I rashës kokës me grushte kur gjyqtari tha në emër të popullit të Kosovës
- 13:28 Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen
- 13:26 Pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme: Diferenca të pajustifikuara dhe jo harmonike
- 13:11 Osmani: UÇK mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë, dje, sot e përjetësisht
- 13:08 Dënimi me 18 vjet burgim, avokati i Veselit: Ditë e keqe për drejtësinë ndërkombëtare, vendimin do ta dërgojmë në Apel