Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë Gjykatës Speciale, familjarët e ish-krerëve të UÇK-së: E papranueshme, do e apelojmë
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
Mbyllet protesta e 108-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 15 Shtator, 22:27 Marshimi i protestuesve/...
BE-ja ritheksoi, gjithashtu, mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara, duke kujtuar se ato u krijuan me vendime të Kuvendit të Kosovës më 2014 dhe 2015 dhe funksionojnë brenda sistemit juridik të Kosovës.
BRUKSEL- Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier, tha se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre pa ndërhyrje.
“Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj - gjë që është veçanërisht e rëndësishme për viktimat. Autoritetet kanë përgjegjësinë të garantojnë sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe banorëve në mbarë Kosovën”, tha Mercier.
BE-ja tha se “merr shënim” aktgjykimin e shkallës së parë dhe vlerësoi se Dhomat e Specializuara po administrojnë drejtësi përmes procedurave “të drejta, të paanshme dhe të pavarura”, të bazuara në parimin e përgjegjësisë penale individuale.
Mercier rikujtoi se personat e dënuar kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin para një paneli të veçantë të gjyqtarëve të Apelit.
BE-ja ritheksoi, gjithashtu, mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara, duke kujtuar se ato u krijuan me vendime të Kuvendit të Kosovës më 2014 dhe 2015 dhe funksionojnë brenda sistemit juridik të Kosovës. Sipas BE-së, puna e tyre është e rëndësishme për përgjegjësinë penale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe për pajtimin.
“Është thelbësore të promovohet një mjedis pa frikë dhe hakmarrje dhe të mbrohen viktimat dhe dëshmitarët”, tha Mercier./Dosja.al
Ali Ahmeti SHKUP- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka cilësuar të padrejtë dhe thellësisht zhg&eu...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gj...
Vjosa Osmani KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇ...
Pierre-Richard Prosper HAGË- Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj klientit të tij si nj&eu...
LDK KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-...
Ish-krerët e UÇK-së HAGË- Trupi Gjykues shqiptoi sot vendimin në çështjen gjyqësore të Hashim Tha&cce...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka cilësuar dënimet ndaj Hash...
Foto ilustruse KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ku trupa ...
Hysni Gucati HAGË- Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka dënuar ashpër aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve ...