E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burg

Ilustrim · Vizion Plus

Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Trupi gjykues e ka shpallur fajtor për disa krime lufte, përfshirë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Gjatë leximit të aktgjykimit, gjykatësi Charles Smith tha se Selimi ishte një prej anëtarëve themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesë e Shtabit të Përgjithshëm. Ai kishte mbajtur gjithashtu pozitat e shefit të Drejtorisë Operative dhe Inspektorit të Përgjithshëm.

Sipas konstatimeve të trupit gjykues, Selimi luajti rol të rëndësishëm në krijimin e zonave operative dhe njësive të UÇK-së. Gjykatësi Smith deklaroi se ai i inspektonte rregullisht këto zona dhe merrte raporte lidhur me persona të dyshuar dhe të konsideruar si kolaboracionistë.

Trupi gjykues ka konstatuar se Selimi ishte në dijeni se njësitë e UÇK-së, të cilat ai kishte përgjegjësi t’i inspektonte, po shënjestronin persona të dyshuar dhe kolaboracionistë.

Sipas Smithit, Selimi mori pjesë edhe në arrestimin dhe ndalimin e 13 parlamentarëve në Qirez, ndërsa ishte i pranishëm në disa prej lokacioneve të krimeve të përfshira në aktakuzë.

Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se Selimi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh, por nuk ndërmori masa për parandalimin, hetimin apo ndëshkimin e tyre.

Në një rast të përmendur nga gjykatësi Smith, Selimi kishte ndërhyrë personalisht për lirimin e katër pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët ishin ndaluar për krijimin e një qendre të paligjshme ndalimi.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.