E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

Ilustrim · Vizion Plus

Dhomat e Specializuara në Hagë e kanë shpallur ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, fajtor për disa akuza duke e dënuar me 25 vjet burgim.

Krasniqi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit dy mijë e njëzet dhe ishte deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Gjatë luftës, Krasniqi ishte zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtar i strukturave drejtuese të saj. Pas luftës ka mbajtur poste të larta institucionale, përfshirë atë të kryetarit të Kuvendit.

Procesi gjyqësor ndaj Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit nisi në prill të vitit dy mijë e njëzet e tre.

Aktakuza përfshinte gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër pika për krime lufte.

Prokuroria kishte kërkuar dënim deri në dyzet e pesë vjet burgim për secilin prej katër të akuzuarve, ndërsa mbrojtja kërkoi pafajësi.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe mund të kundërshtohet në apel.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.