E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Vendim i padrejtë”, Haradinaj: UÇK bëri luftë të drejtë dhe çlirimtare, beteja me drejtësinë do fitohet

Ilustrim · Vizion Plus

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se vendimi dënues i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i papranueshëm dhe i padrejtë.

“Vendimi është i papranueshëm dhe i padrejtë. UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe çlirimtare. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë, beteja duhet të fitohet”, tha ai.

Ai ka apeluar që qytetarët duhet ta ruajnë Kosovën.

“I ndihmojmë armiqtë nëse i dëmtojmë pronat e Kosovës, jetët e njerëzve tonë, nëse e shkatërrojmë Kosovën në çfarëdo mënyre iu ndihmojmë armiqve”, tha ai.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.