Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Igli Hasani: Thellësisht zhgënjyes, beteja vazhdon në apel

16 Shtator 2026, 13:52Politika TEMA

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hasani e cilëson vendimin “thellësisht zhgënjyes”, ndërsa thekson se beteja ligjore nuk përfundon me aktgjykimin e shkallës së parë dhe do të vijojë në apel. Ai shpreh mbështetjen e tij për katër ish-krerët e UÇK-së dhe familjet e tyre.

Reagimi i plotë i Igli Hasanit:

Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është thellësisht zhgënjyes.

Kur takova Presidentin Thaçi në Hagë, ndamë besimin se e drejta do të triumfojë. Sot, ky besim mbetet i pandryshuar. Ky proces nuk përfundon këtu. Beteja ligjore vazhdon në apel, me të gjitha mjetet që ofron drejtësia. Në këtë rrugëtim, mbështetja e shqiptarëve nuk do t’u mungojë.

Jam pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe pranë familjeve të tyre.
Populli shqiptar nuk i harron as përpjekjet, as sakrificat e bijve të tij. Historia nuk fillon sot dhe nuk përfundon me këtë vendim.

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Igli Hasani:

Lini një Përgjigje