Live Updates /

Dënimi i liderëve të UÇK si 'rrufe në qiell të hapur'! Trazira në Kosovë, shqiptarët rrethojnë godinën e EULEX

*Dënimi me 81 vite burg për 4 liderët e UÇK-së ra si rrufe në qiell të hapur për familjarët e tyre dhe për mijëra shqiptarë që kishin dalë në sheshe për të pritur vendimin. *Të parët që reaguan ishin shqiptarët e mbledhur para godinës së Gjykatës Speciale ku patën përplasje me policët holandezë. *Në Prishtinë mijëra qytetarë u nisën në këmbë drejt selisë së EULEX ku goditën portën hyrëse dhe hodhën gurë në drejtim të godinës. *Politikanët e Kosovës bënë thirrje për qetësi dhe përmbajtje. Ndërkohë familjarët e liderëve të UÇK-së u shfaqën të trishtuar dhe me lot në sy pas vendimit tronditës të dënimit të tyre.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Dënimi me 81 vite burg për 4 liderët e UÇK-së ra si rrufe në qiell të hapur për familjarët e tyre dhe për mijëra shqiptarë që kishin dalë në sheshe për të pritur vendimin. *Të parët që reaguan ishin shqiptarët e mbledhur para godinës së Gjykatës Speciale ku patën përplasje me policët holandezë. *Në Prishtinë mijëra qytetarë u nisën në këmbë drejt selisë së EULEX ku goditën portën hyrëse dhe hodhën gurë në drejtim të godinës. *Politikanët e Kosovës bënë thirrje për qetësi dhe përmbajtje. Ndërkohë familjarët e liderëve të UÇK-së u shfaqën të trishtuar dhe me lot në sy pas vendimit tronditës të dënimit të tyre.

7 Postime
23 MINUTA ME PARE

"Aktgjykim jo në emrin e popullit të Kosovës", Limaj: Mos të lejojmë që mërzinë tonë ta keqpërdorin

Dënimi i liderëve të UÇK si 'rrufe në qiell

Kreu i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj e konsideroi “të papranueshëm” aktgjykimin e gjykatës speciale që dënoi me 81 vite burg liderët e UÇK. Ai tha se ky vendim nuk jepet në emrin e popullit të Kosovës, ndërsa bëri thirrje për qetësi dhe bashkim.

“Sot morëm lajme të këqija nga Haga, të papritura, të pamerituara. Sot u shpall aktgjykimi i shkallës së parë për themeluesit e UÇK dhe të shtetit të Kosovës. Ky aktgjykim është i padrejtë, i papranueshëm, jo në emrin e popullit të Kosovës apo në emrin tim. Të mos lejojmë që mërzinë tonë ta keqpërdorë dikush, por le ta kthejmë në forcë e bashkim për të vazhduar betejat e ardhshme deri në fitoren e plotë”- tha Limaj mes të tjerash në reagimin e tij. Versus.al

42 MINUTA ME PARE

Babai i tij u dënua me 18 vite burg, djali i Kadri Veselit: Do qëndrojmë të fortë

Dënimi i liderëve të UÇK si 'rrufe në qiell

Djali i Kadri Veselit ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat pasi babai i tij u dënua me 18 vite burg nga Gjykata Speciale.

“Të fortë jemi, të fortë duhet të qëndrojmë”- u shpreh i riu duke shtuar se nuk kishte gjë tjetër për të thënë për momentin. Versus.al

47 MINUTA ME PARE

“Shqipëria e shqiptarëve, vd*kje tradhtarëve”, qytetarët nisen në këmbë nga Prishtina drejt zyrave të Eulex-it

Dënimi i liderëve të UÇK si 'rrufe në qiell

Qindra qytetarë të Kosovës janë nisur sot në këmbë për të shkuar nga Prishtina drejt zyrave të Eluex-it në Fushë Kosovë. Pak më parë, njësitë speciale të policisë së Kosovës shkuan për përforcim tek zyrat e Eluexit në rast trazirash.

"Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve" -dëgjojen qytetarët teksa marshojnë drejt zyrave të Eluexit. Pas vendimit për dënimin e liderëve të UÇK, ish-kryeministri Ramush Haradinaj bëri thirrje për qetësi. Versus.al

 

1 ORE ME PARE

“Të mblidhemi 100 mijë veta”, gazetari zbulon skenarin për lirimin e Thaçit e të tjerëve: Sot Kuvendi të zhbëjë Gjykatën Speciale

Dënimi i liderëve të UÇK si 'rrufe në qiell

Gazetari Burat Buzhala ka reaguar në rrjetin e tij social pas dënimit me 81 vite burg për liderët e UÇK duke dhënë edhe një mendim sesi mund të veprohet në vazhdim.

Sipas tij, duhet që Kuvendi i Kosovës të mblidhet me urgjencë dhe të votojë sot zhbërjen e Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës. Buzhala thotë se kjo është e vetmja mënyrë për lirimin e liderëve të UÇK-së pasi marrëveshja përmban rregullin se të dënuarit lirohen pasi zhbëhet gjykata.

“Kuvendi i Kosoves duhet sonte me u mbledhe me i zhba Dhomat e Specializume.

Qytetaret nuk duhet me u mbledhe para EULEX'it, as para ambasadave, por para Kuvendit dhe para Qeverise.

Kjo ishte shkalla e pare, kurse Gjykaten e ka marre ne dore Serbia me aleatet e vet.

Nese pritet Apeli, atehere nuk ka kthim prapa. Sonte duhet me e zhba. Neser eshte vone.

Holanda ka marreveshje me Kosoven, ne momenten qe zhbehet Gjykata, Holanda duhet me i leshu, e ka obligim ligjor.

Kete e kerkoi me heret edhe avokati i Thacit. 100 mije veta para Kuvendit te Kosoves”- tha Buzhala. Versus.al

1 ORE ME PARE

Shpërthejnë tensionet në Hagë pas dënimit të liderëve të UÇK, shqiptarët përplasen me policinë

Dënimi i liderëve të UÇK si 'rrufe në qiell

Dënimi me 81 vite burg i katër liderëve të UÇK ka shkaktuar trazira në Hagë ku policia ka ndërhyrë për të ndaluar disa shqiptarë të mbledhur në protestë. Disa prej tyre hipën mbi një furgon policie, ndërsa të tjerë u përplasën me efektivët holandezë në një park pranë gjykatës speciale.

 

2 ORE ME PARE

Frika për trazira pas dënimit të liderëve të UÇK, Haradinaj thirrje për qetësi: Kosovën ta ruajmë!

Dënimi i liderëve të UÇK si 'rrufe në qiell

Ish-kryetari i AAK, Ramush Haradinaj bëri thirrje ndaj shqiptarëve të Kosovës që të kujdesen për vendin, ndërsa e quajti të papranueshëm vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e 4 liderëve të UÇK.

“Të dashur shqiptarë kudo që ndodheni. Vendimi me dënim për udhëheqësit e UÇK është i papranueshëm. Ushtria e Kosovës bëri luftë çlirimtare. Kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë. Kosovën, ta ruajmë. Për Kosovën dhanë jetën njerëzit më të çmuar të vendit tonë. Nuk kemi atdhe tjetër, nuk kemi vend tjetër. Ju ndihmojmë armiqve nëse e dëmtojmë npronën e Kosovës, jetën e njerëzve tonë. Nëse e shkatërrojmë Kosovën, në çdo mënyrë ju ndihmojmë armiqve”- tha Haradinaj. Versus.al

 

2 ORE ME PARE

"Gjykatë kriminale", vëllai i Hashim Thaçit shpërthen pas dënimit: Vetëm drejtësi nuk ka këtu

Dënimi i liderëve të UÇK si 'rrufe në qiell

I tronditur nga vendimi për dënimin me 25 vite burg, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi shprehu zhgënjimin dhe revoltën ndaj Gjykatës Speciale. 

"Vetëm drejtësi nuk ka këtu. Kjo është një gjykatë kriminale që një shenjë të drejtësisë nuk ka treguar sot"- tha para mediave.


 

Poll