Pamjet e veçanta nga protesta për UÇK-në, policia me flamurin kombëtar dhe parullën “Liria ka emër” në duar

16 Shtator 2026 | 14:27

Pamje të veçanta janë regjistruar gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në pamjet e publikuara shihen efektivët e policisë, të cilët, me mburojat e tyre mbrojtëse, mbajnë parullën me logon e UÇK-së dhe mbishkrimin simbolik “Liria ka emër”.

Ndërkaq, gjatë protestës, efektivët e policisë shihen teksa mbajnë në duar së bashku me qytetarët edhe flamurin kombëtar kuqezi, ndërsa turma përreth thërret thirrje patriotike dhe dëgjohen duartrokitje nga të pranishmit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori”, Rey Manaj reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një total prej 81 vitesh burgim ka...
14:14 | 16/09/2026

Berisha për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK: Dënime tërësisht të pamerituara

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar ka folur fillimisht lidhur me vendimin e marrë këtë të mërkurë në Hagë ku...
14:09 | 16/09/2026

Avokati i Rexhep Selimit pas dënimit të ish-kreut të UÇK-së me 13 vjet burgim: Jemi shumë të zhgënjyer me aktgjykimin

Mbrojtja e Rexhep Selimit, e udhëhequr nga avokati Geoffrey Roberts, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin Selimi u...
14:03 | 16/09/2026