Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndodh në Spitalin Memorial: Punonjësi i kaldajës i vihet "këmba-këmbës" mjekut në Fier, tenton ta qëllojë me thikë kirurgun që mjekoi Nuredin Dumanin

Shkruar nga Newsbomb
Ndodh në Spitalin Memorial: Punonjësi i kaldajës i vihet
Policia dhe ambulanca ne Spitalin Memorial Fier

Juljan Malaj, një mjek kirurg në Spitalin Memorial në Fier, i njohur edhe si spitali turk, është përfshirë këtë të mërkurë në një konflikt me një punonjës teknik të institucionit, ndërsa ky i fundit ka tentuar ta qëllojë edhe me thikë.

Sherri nisi brenda mjediseve te spitalit ku punonjësi me detyrë kaldajist, është përfshirë në një konflikt fizik me grushte me mjekun Malaj.

Kur ky i fundit ka dalë jashtë në mjediset e jashtme, ka parë se drejt tij po vraponte edhe personi me të cilin ishte konfliktuar me grushte. Kaldajisti, sipas burimeve paraprake, mbante në dorë edhe një thikë.

Nuk është e qartë nëse ai ka mundur ta qëllojë kirurgun Juljan Malaj me mjetin prerës apo jo, por në zonë kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë së Fierit, të cilat kanë marrë në kontroll situatën. Pritet që për rastin të ketë dhe komunikatë zyrtare.

Mjeku në fjalë disa vite më parë, është marrë nën hetim nga SPAK për shkak se rezultoi se ishte personi që kishte mjekuar të shumëkërkuarin Nuredin Dumani. Teksa ky i fundit ishte në arrati, ra në atentat dhe mori një plumb në shpinë, kurse mjeku Juljan Malaj i dha ndihmën e parë për t'i shpëtuar jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese