Mekanizmi i alarmit i BE-së për krizat e sigurisë
Duke pasur parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në E...
Duke pasur parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në E...

Dallimi mes Hashim Thaçit dhe Erion Veliajt është ulëritës. Jo vetëm për shkak të historisë së tyre politike, por mbi të gjitha për mënyrën se si përballen me drejtësinë dhe me përgjegjësinë që kanë marrë përsipër.
Hashim Thaçi nuk ishte një politikan i zakonshëm. Ishte një nga njerëzit që bëri luftë për pavarësinë e Kosovës. Ishte komandant i UÇK-së, kryeministër dhe më pas President i Republikës. Një njeri që kishte kaluar nëpër luftë, negociata dhe betejën për krijimin e një shteti.
Dhe kur erdhi dita që të përballej me akuzat në Hagë, çfarë bëri? Dha menjëherë dorëheqjen. La postin e Presidentit dhe shkoi vetë në Hagë.
Nuk u kap pas karriges. Nuk tha se pa të Kosova nuk mund të vazhdonte. Nuk e përdori Presidencën si mburojë personale. E la Kosovën të lirë të vazhdonte rrugën e saj dhe u përball si burrë me akuzat.
Mund të jesh dakord ose jo me Hashim Thaçin. Mund të besosh në pafajësinë e tij ose të pranosh vendimin e gjykatës. Por një gjë është e dokumentuar. Ai dha dorëheqjen në nëntor 2020, pasi aktakuza ndaj tij u konfirmua, dhe u transferua vetë në Hagë për t’u gjykuar.
Sot, pas vendimit të Gjykatës Speciale që e dënoi me 25 vjet burg për krime lufte, ai vazhdon të mohojë akuzat dhe ka të drejtë apeli. Por historia e dorëheqjes së tij mbetet aty dhe do të flasë gjithmonë për personalitetin e tij.
Tani shkojmë në Tiranë. Erion Veliajt iu caktua masa e arrestit në burg. Akuzat ndaj tij u konfirmuan nga gjyqtari i seancës paraprake. Dhe pas kësaj, ai nuk dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Erjon Veliaj as e mendon një gjë të tillë.
Ndërsa qëndron në burg, karrigia e kryetarit të bashkisë vazhdon të jetë qendra e betejës së tij politike. Gjykata e Lartë e la në fuqi masën e arrestit në burg më 15 shtator 2026.
Dhe ky është dallimi. Hashim Thaçi e fitoi luftën për Kosovën, por nuk e konsideroi Presidencën pronë të tij. Erion Veliaj nuk e ka fituar asnjë luftë për Tiranën, por sillet sikur karrigia e kryetarit të bashkisë është pronë personale.
Thaçi e la vetë postin e Presidentit, megjithëse ishte një nga figurat kryesore të luftës për pavarësinë e Kosovës.
Veliaj nuk ndahet nga karrigia e kryetarit, megjithëse atë karrige nuk ia dha ndonjë luftë, ndonjë sakrificë historike apo ndonjë betejë për çlirimin e Tiranës. Ia dha Partia Socialiste.
Dhe sot, një qytet i tërë duhet të presë se çfarë do të ndodhë me një kryetar bashkie që ndodhet në burg.
Për çfarë?
Sepse na thuhet se pa Erion Veliajn nuk funksionon Tirana. Se vetëm ai di të pastrojë qytetin. Se vetëm ai di të drejtojë bashkinë. Se vetëm ai mund të mbajë në këmbë kryeqytetin.
Po çfarë është Tirana? Një qytet apo një pronë private? Çfarë është bashkia? Një institucion publik apo një kolltuk që duhet ruajtur me çdo kusht për një njeri?
Dhe çfarë është një kryetar bashkie? Një shërbëtor i qytetit apo një pushtetar që mendon se qyteti duhet të presë kthimin e tij?
Hashim Thaçi, kur erdhi momenti i përballjes me drejtësinë, e la Kosovën të vazhdonte rrugën e saj. Erion Veliaj, përkundrazi, vazhdon të sillet sikur Tirana duhet të mbetet e lidhur pas fatit të tij personal.
Njëri e la Kosovën të lirë. Tjetri e mban peng Tiranën. Njëri u përball me drejtësinë duke lënë postin. Tjetri fshihet pas kolltukut të kryetarit të bashkisë.
Njëri e kuptoi se një shtet nuk mund të mbahet peng nga një individ. Tjetri vazhdon të sillet sikur një qytet i tërë nuk mund të ecë pa të dhe e meriton të fundoset me të.
Luigji XV thoshte “Après moi, le déluge”. “Pas meje, përmbytja”.
Dhe kjo duket se është filozofia e Erion Veliajt. Për sa kohë ai qëndron në kolltukun e kryetarit të bashkisë, Tirana duhet të presë. Pas tij, le të bëhet çfarë të bëhet.
Dhe kjo është ajo që duhet të kuptojnë edhe ata që sot mbrojnë Erion Veliajn.
Por Tirana nuk është Erion Veliaj.
Tirana nuk është Partia Socialiste.
Tirana nuk është karrigia e kryetarit të bashkisë.
Tirana është qyteti i njerëzve që paguajnë taksa, punojnë, jetojnë dhe kanë të drejtë të kenë një institucion që funksionon edhe kur kryetari i saj ndodhet në burg.
Karrigia e kryetarit nuk është mburojë përballë drejtësisë. Dhe një qytet nuk mund të mbahet peng i frikës së një pushtetari për të lënë postin. /CNA
Tani që Gjykata e Lartë ka vendosur që Erion Veliaj të mbe...
Gjykata e Lartë, me një vendim të Kolegjit Penal të saj, s...
Shembulli i analfabetizmit i mbështetur nga bandat, krimi ...
Për drejtësinë shqiptare qarkullojnë sot dy narrativa të g...
Erion Veliaj është arrestuar në shkurt të vitit 2025 dhe n...
Duke reaguar me sulme, duke reaguar me sharje, duke reagua...
A është kallëzimi penal ndaj një përfaqësuesi të pushtetit...
Në disa shkrime kam sjellë fakte në lidhje me deputetin e ...
Në një material të dytë, publikuar dje, solla fakte të cil...
Refuzoj t’i bindem turmës dhe komenteve të militantëve që ...
Në një intervistë të zhvilluar dje me ish-deputetin Edmond...
Dy ditët e fundit është raportuar masivisht se qindra llog...
Kjo është një nga ato situata ku propaganda bëhet aq e...
Protesta në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e ...
Edi Rama doli publikisht në mbështetje të Erion Veliajt dh...
Deri ku mund të arrijë çmenduria në këtë vend? Pyetja nuk ...
Mediat, kryesisht ato të pushtetit, të paguara me paratë e...
Të gjithë mbajmë mend një detaj nga historia politike e Sh...
Çështja që shtrohet më datë 15 shtator nuk është më vetëm ...
Opinioni publik dhe mediat në Shqipëri janë shumë të inter...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali në rrugën “Th...
Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar ...
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një oper...
Raportohet se një aksident rrugor është regjistruar në aks...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Duke pasur parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në E...
Kanadaja është ftuar të bëhet anëtarja e parë e asociuar e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ...
Pas avokatit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dolla...
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë p...