Propozimi i PS-së për pagat në sistemin e drejtësisë/ Gjykata e Lartë: Kuvendi nuk duhet ta miratojë, ja pse
Gjykata e Lartë ka reaguar në lidhje me projektligjin për ...
Gjykata e Lartë ka reaguar në lidhje me projektligjin për ...

Duke pasur parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në Europë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dëshiron të krijojë një mekanizëm alarmi për krizat e sigurisë, të pavarur nga NATO-ja, për raste që janë në pragun e një sulmi të armatosur.
"Ne kemi nevojë për një mekanizëm të ngjashëm me nenin 4 të Traktatit të NATO-s", deklaroi politikania gjermane në fjalimin e saj mbi Gjendjen e Bashkimit Europian. Nëse një shtet anëtar e aktivizon këtë mekanizëm, të gjitha shtetet anëtare duhet të mblidhen për të koordinuar një përgjigje europiane, për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm dhe për të zbutur pasojat.
Von der Leyen theksoi në Strasburg se BE-ja tashmë disponon shumë instrumente dhe po forcon bashkëpunimin me NATO-n. Megjithatë, doktrina, institucionet dhe proceset vendimmarrëse të BE-së nuk kanë ecur me ritmin e realitetit të ri. "Sistemet tona janë krijuar për një botë tjetër. Ato janë formuar nga përpjekje me qëllime të mira për konsensus dhe kompromis", shtoi ajo.
Që nga themelimi i NATO-s në vitin 1949, neni 4 është aktivizuar nëntë herë. Herën e fundit kjo ndodhi më 23 shtator 2025 me kërkesë të Estonisë, pasi tre avionë luftarakë rusë kishin shkelur hapësirën e saj ajrore. Këto konsultime përbëjnë një sinjal politik të solidaritetit të aleancës, por mund të çojnë edhe në masa konkrete të përbashkëta, si mbështetje shtesë për parandalimin dhe mbrojtjen.
Rikthehet në diskutim Këshilli Europian i Sigurisë
Von der Leyen njoftoi gjithashtu një koncept për krijimin e një Këshilli Europian të Sigurisë. Duke iu referuar kësaj ideje, e cila diskutohet prej vitesh, ajo tha se me partnerë si Kanadaja, Norvegjia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar është diskutuar gjatë për një format të krerëve të shteteve dhe qeverive që do të merrej me sigurinë e kontinentit.
Sipas saj, për shkak të natyrës dhe përmasave të kërcënimeve aktuale, kjo është tani më urgjente se kurrë. Prandaj, së shpejti do të paraqiten propozime konkrete se si mund të bëhet realitet një Këshill Europian i Sigurisë.
Për krijimin e një organi të tillë kishte bërë thirrje që në vitin 2018 ish-kancelarja gjermane Angela Merkel. Në atë kohë, ideja ishte që një organ më i vogël, me anëtarësi pjesërisht me rotacion, të përgatiste më shpejt vendimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Megjithatë, projekti nuk u realizua kurrë, për shkak të paqartësive mbi kompetencat dhe shqetësimeve të shteteve më të vogla për dominimin e vendeve të mëdha.
Mesazh për Rusinë
Von der Leyen i konsideron incidentet e fundit në Lituani dhe Danimarkë si pjesë të një modeli më të gjerë agresioni rus ndaj Europës.
Sipas saj, këto ngjarje nuk janë raste të izoluara, por "pjesë e një modeli më të gjerë agresioni dhe provokimi rus kundër Europës, që vë në provë gatishmërinë dhe vendosmërinë tonë".
"Rusia do të konstatojë se vendosmëria jonë vetëm sa do të bëhet më e fortë."
Në Lituani, sipas autoriteteve, avionët luftarakë të NATO-s rrëzuan një dron që kishte hyrë në hapësirën ajrore të vendit. Ndërsa në Danimarkë, sipas Ministrisë së Jashtme, një helikopter i forcave ajrore u qëllua me raketa ndriçuese teksa po vëzhgonte një fregatë ruse në Detin Baltik.
Von der Leyen riafirmoi gjithashtu mbështetjen e gjerë për Ukrainën. Ajo deklaroi se dimri i ardhshëm do të jetë më i vështiri për Ukrainën që nga fillimi i luftës. BE-ja, së bashku me partnerët e saj, synon të ofrojë ndihmë humanitare dhe të forcojë furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje. Gjithashtu do të zgjerohet mbrojtja ajrore e Ukrainës, për çka nevojitet urgjentisht furnizimi me raketat mbrojtëse amerikane Patriot.
Partneritet i ri me Kanadanë
Në fjalimin e saj, Von der Leyen hodhi në diskutim edhe një partneritet të ri: një anëtarësim të "asociuar" të Kanadasë në BE.
"Ne duam ta ngremë marrëdhënien me Kanadanë në nivelin më të lartë të mundshëm", tha ajo.
"Në këtë botë të re duhet të rimendojmë urgjentisht partneritetet tona. Disa mund të besojnë se veprimi i vetëm është përgjigjja e duhur, por ky nuk është një opsion për ne."
Ky qëndrim përfaqëson një largim të qartë nga linja tradicionale e Bashkimit Europian. Deri më tani, 27 shtetet anëtare të BE-së kanë kundërshtuar forma të tilla fleksibile bashkëpunimi, të cilat nuk janë të parashikuara në traktatet e BE-së. Edhe propozimi i Gjermanisë në muajin maj për t'i ofruar Ukrainës një anëtarësim të asociuar si hap të ndërmjetëm drejt anëtarësimit të plotë u prit me rezervë nga shtetet anëtare.
Kryeministri kanadez Mark Carney ndoqi fjalimin e Von der Leyen në sallën plenare në Strasburg dhe u përshëndet ngrohtësisht nga eurodeputetët. Vetëm pak ditë më parë, Carney kishte deklaruar se vendi i tij synon një "aleancë unike" me BE-në, por jo anëtarësim të plotë.
Kanadaja, ashtu si BE-ja, po përballet me pasojat e politikës tregtare dhe të jashtme pjesërisht të paparashikueshme të Shteteve të Bashkuara nën Presidentin Donald Trump. Së fundmi, presidenti amerikan e ka përshkallëzuar mosmarrëveshjen tregtare me Kanadanë duke vendosur kufizime të reja importi dhe tarifa doganore. /DW
Kanadaja është ftuar të bëhet anëtarja e parë e asociuar e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ...
Pas avokatit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë zyr...
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi...
Një grup qytetarësh kanë arritur para selisë së EULEX-it n...
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka rea...
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...
Dënimi me 81 vjet burg i ish-krerëve të UÇK-së është pritu...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Harad...
Kanë ardhur reagimet e para nga familjarët e ish-krerëve t...
Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe zëvendëskryeministri Glau...
Është pritur me tensione në kryeqytetin e Kosovës shpallja...
Gjykata e Hagës ka caktuar dënimin me 13 vite burg për ish...
Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Kr...
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është ...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur faj...
Gjykatësi kryesues i seancës ndaj katër ish-krerëve të UÇK...
Gjykatësi amerikan Charles Smith po paraqet në seancën në ...
Vijon seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës ndaj ...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali në rrugën “Th...
Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar ...
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një oper...
Raportohet se një aksident rrugor është regjistruar në aks...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Duke pasur parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në E...
Kanadaja është ftuar të bëhet anëtarja e parë e asociuar e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ...
Pas avokatit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të degëve, likuiditeti i lart...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dolla...