Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Protestuesit gjuajnë me gurë drejt zyrave të EULEX-it

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Protestuesit gjuajnë me gurë drejt zyrave të EULEX-it

15:19, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestuesit të cilët janë mbledhur në Fushë-Kosovë, kanë nisur të gjuajnë me gurë drejt zyrave të EULEX-it.

Prej orësh  dhjetëra qytetarë janë mbledhur pranë ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, në zonën industriale në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Tubimi vjen pasi Dhomat e Specializuara në Hagë i dënuan katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte, me dënime që shkojnë nga 13 deri në 25 vjet burgim.

Nuk është bërë menjëherë e qartë pse protestuesit kanë zgjedhur ndërtesën e EULEX-it si vend të tubimit.

Megjithatë, ky mision ka rol mbështetës ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilave u ofron mbështetje logjistike dhe operacionale, ndërsa BE-ja është financuesja kryesore e tyre.

Udhëheqësit politikë në Kosovë kanë bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco