Projektligji për pagat e magjistratëve/ Gjykata e Lartë: Konsultim i mangët, shpërfillje e hapur nga Kuvendi
Gjykata e Lartë në një deklaratë për mediat ka reaguar në ...

Gjykata e Lartë ka reaguar në lidhje me projektligjin për pagat e magjistratëve që u miratua në Komisionin e Ligjeve me 8 vota pro.
Gjykata e Lartë i ka kërkuar Kuvendit të mos e kalojë për shqyrtim dhe miratim në seancën plenare të datës 17 shtator 2026 projektligjin në gjendjen në të cilën ndodhet.
Më tej Gjykata e Lartë ka renditur arsyet pse nuk duhet të miratohet.
“Në këto rrethana, Gjykata e Lartë i kërkon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të mos kalojë për shqyrtim dhe miratim në seancën plenare të datës 17 shtator 2026 projektligjin në gjendjen në të cilën ndodhet.
Përpara çdo procedimi të mëtejshëm, Kuvendi duhet:
1. të sqarojë rregullsinë, kohën dhe mënyrën e depozitimit e të shqyrtimit të amendamenteve, si dhe arsyen pse ato nuk iu bënë të njohura gjyqësorit gjatë konsultimit;
2. të bëjë publik mendimin e Këshillit të Ministrave për efektet financiare, datën e paraqitjes së tij, tekstin mbi të cilin është dhënë dhe efektet financiare që ka vlerësuar;
3. të verifikojë respektimin e procedurave dhe afateve parlamentare për paraqitjen dhe shqyrtimin e ndryshimeve të projektligjit;
4. t'i japë gjyqësorit mundësinë reale të shprehet mbi variantin që tashmë është bërë publik dhe që synohet të votohet
5. të rivlerësojë projektligjin në tërësi në raport me vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe me qëndrimet e paraqitura nga gjyqësori”, thekson Gjykata e Lartë.
Gjykata e Lartë nënvizon se Kuvendi nuk duhet të votojë një projektligj kur ekzistojnë pikëpyetje kaq serioze mbi rregullsinë, transparencën dhe integritetin e procedurës me të cilën ai ka mbërritur për votim. Vazhdimi i procedurës nuk do t’i korrigjonte këto mangësi serioze, por do t’i mbartte ato në vetë vendimmarrjen plenare.
“Kuvendi nuk duhet të votojë një projektligj kur ekzistojnë pikëpyetje kaq serioze mbi rregullsinë, transparencën dhe integritetin e procedurës me të cilën ai ka mbërritur për votim. Vazhdimi i procedurës nuk do t’i korrigjonte këto mangësi serioze, por do t’i mbartte ato në vetë vendimmarrjen plenare.
Gjyqësori ka folur. Gjykata Kushtetuese ka vendosur. Tashmë përgjegjësia është e Kuvendit.
Kuvendi miraton ligje, por nuk mund të relativizojë Kushtetutën. Mund të zgjedhë zgjidhjen ligjore, por nuk mund të anashkalojë një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Mund të ftojë gjyqësorin për konsultim, por nuk mund ta përdorë praninë e tij për të legjitimuar një konsultim që realisht nuk ka ndodhur.
Gjykata e Lartë dhe gjyqësori nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë respektimin e Kushtetutës, të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të dinjitetit të një pushteti të pavarur. Për këto nuk ka dhe nuk do të ketë tërheqje”, thuhet në reagim./ CNA
Gjykata e Lartë në një deklaratë për mediat ka reaguar në ...
Prej disa muajsh ka lindur një përplasje midis ekzekutivit...
Historiani dhe profesori i njohur, Aurel Plasari, feston s...
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawto...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagi...
Në ditën e 108 të protestës, pas marshimit në rrugët e kry...
Në ditën e 108 të protestës, qytetarët kanë pasur një dedi...
Protestuesit kanë përfunduar me fjalimet para Kryeministri...
Deputetja e PS, Zegjine Çaushi ka reaguar për herë të parë...
Në ditën e 108 të protestës, qytetarët po mbajnë fjalimet ...
Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, ka reaguar pë...
Dëshmia e një 34-vjeçare e cila pretendon se është mbajtur...
Qytetarët protestojnë për të 108-n ditë me radhë ditën e s...
Ka një pyetje që Edi Rama nuk mund t’i shmanget më. Pse v...
Gazetari Osman Stafa në një dalje televizve ka treguar det...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin e propozuar ...
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawto...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka...
Gjyqtari i GJKKO-së, Engert Pëllumbi, ka folur në Komision...
Kërkesa për ekstradimin e Ervin Matës nga Brazili drejt Sh...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka bërë një njoftim në lidhje me një laj...
Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali në rrugën “Th...
Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar ...
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një oper...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
DASH ka reaguar në lidhje me vendimin për dënimin e ish-kr...
Duke pasur parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në E...
Kanadaja është ftuar të bëhet anëtarja e parë e asociuar e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të degëve, likuiditeti i lart...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dolla...