E mërkurë, 16 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, SHBA: Të respektohet aktgjykimi dhe të shmangen tensionet

Ilustrim · Vizion Plus

Shtetet e Bashkuara reaguan pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke bërë thirrje që vendimi i gjykatës të respektohet.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se “e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

SHBA ritheksoi mbështetjen për drejtësinë, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit, ndërsa u bëri thirrje të gjitha palëve të shmangin përshkallëzimin e situatës.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.