Prokurorja Kimberly West: Vendimi i sotëm i rëndësishëm për sundimin e ligjit dhe drejtësinë për viktimat
Prokurorja e Specializuara, Kimberly West, tha se e mirëpret aktgjykimin dënues ndaj katërshes së UÇK-së, duke thënë se ai është i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë dhe “drejtëi të vonuar për viktimat”.
“Gjykata ka konfirmuar se asnjë individ, pavarësisht rangut apo autoritetit politik, nuk është mbi ligjin dhe nuk ka imunitet nga përgjegjësia për krime të rënda ndërkombëtare”, tha West, sipas një njoftimi për media.
Sipas saj, ZPS-ja “nuk ka ndjekur penalisht UÇK-në” dhe as “luftën e bërë për pavarësinë e Kosovës”.
“Individë të caktuar shfrytëzuan ato rrethana të luftës për të kryer krime të rënda, dhe është për meritë të Kosovës që këta individë nxirren tani para përgjegjësisë”, tha West.
Prokurorja West po ashtu tha se ZPS-ja do të shqyrtojë të gjithë aktgjykimin në ditët në vijim, përfshirë pikat e aktakuzës për krime kundër njerëzimit “që nuk çuan në dënime”.
Djali i Jakup Krasniqit viziton babanë pas vendimit në Hagë: Është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës
Gazetari gjerman që intervistoi Thaçin: Vendimi nuk duhet të zbehë përmasat historike të asaj që ndodhi në Kosovë
“Shkojmë në shesh”, protestuesit largohen nga objekti i EULEX-it
- 15:55 Djali i Jakup Krasniqit viziton babanë pas vendimit në Hagë: Është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës
- 15:52 Gazetari gjerman që intervistoi Thaçin: Vendimi nuk duhet të zbehë përmasat historike të asaj që ndodhi në Kosovë
- 15:44 “Shkojmë në shesh”, protestuesit largohen nga objekti i EULEX-it
- 15:35 Dënimi i ish-krerëve të UÇK, DASH: Shmangni retorikën nxitëse, punoni për një të ardhme paqësore
- 15:24 Hamza: Beteja nuk ka përfunduar, PDK do të ndërmarrë të gjitha veprime demokratike dhe ligjore
- 15:22 Votimi nga Komisioni i Ligjeve i ndryshimeve për pagat e magjistratëve, reagon Gjykata e Lartë