Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    81 vite burg në total, SHBA reagon pas vendimit të Hagës: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    “Reforma territoriale nuk cënon shërbimet”, Rama në Korçë: Banorët e Maliqit do shkojnë në të njëjtat zyra

    Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme! Nuk përfaqëson vullnetin e popullit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 81 vite burg në total, SHBA reagon pas vendimit të Hagës: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
    Kryesore

    81 vite burg në total, SHBA reagon pas vendimit të Hagës: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    September 16, 2026
    DASH: Kundër veprimeve që minojnë sigurinë e Bosnjës

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

    Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA-ja e respekton vendimin e gjykatës dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë aktgjykimin, duke shmangur çdo retorikë që mund të nxisë tensione.

    “Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

    Uashingtoni theksoi gjithashtu mbështetjen për drejtësinë ndaj të gjitha viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe për parimet e llogaridhënies, procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit.

    “U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

    Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës u shpall më 16 shtator në Hagë, pas procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Gjykata i shpalli ata fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

    Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet. Në total, dënimet arrijnë në 81 vite burgim.

    Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe nuk përbën vendim përfundimtar. Mbrojtja ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin, ndërsa procesi gjyqësor pritet të vijojë në instancat përkatëse.

    SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    81 vite burg në total, SHBA reagon pas vendimit të Hagës: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    September 16, 2026

    “Reforma territoriale nuk cënon shërbimet”, Rama në Korçë: Banorët e Maliqit do shkojnë në të njëjtat zyra

    September 16, 2026

    Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme! Nuk përfaqëson vullnetin e popullit

    September 16, 2026

    Ministri Gogu pas vendimit të Hagës: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë

    September 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.