
Protestuesit kanë gjuajtur me gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë, para së cilës e zhvendosën protestën nga zyrat e EULEX-it.
Ata po shprehin revoltën e tyre ndaj aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK’së, derisa u dëgjuan të brohorasin: “S’ka liri pa çlirimtarë”, “policia është e jona”, “poshtë spiunat”.
Protestat vijnë pasi Dhomat e Specializuara në Hagë i dënuan katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte, me dënime që shkojnë nga 13 deri në 25 vjet burgim.

