ABI Bank konsolidon rritjen në gjashtëmujorin e parë 2026
Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të degëve, likuiditeti i lart...

Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim pune me drejtorët e përgjithshëm të bankave tregtare që operojnë në Shqipëri.
Në takim mori pjesë edhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
Sipas njoftimit zyrtar, takimi u zhvillua në kuadër të dialogut të vazhdueshëm të Bankës së Shqipërisë me sektorin bankar dhe u përqendrua në zhvillimet më të fundit në veprimtarinë bankare, ecurinë e kreditimit, tregun e pasurive të paluajtshme, si dhe në çështje me rëndësi për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar.
Vëmendje e veçantë gjatë diskutimeve iu kushtua ecurisë së kreditimit dhe rolit të sektorit bankar në financimin e ekonomisë. Të dhënat tregojnë se kreditimi vijon të ruajë ritme të larta rritjeje. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, kredia për sektorin privat u rrit me 14.3% në terma vjetorë, ndërsa raporti i saj ndaj PBB-së arriti në rreth 35%, niveli më i lartë i regjistruar në dekadën e fundit. Rritja e kreditimit ka qenë e pranishme si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve.
Guvernatori Sejko vlerësoi se këto zhvillime krijojnë premisa që kreditimi të vijojë të mbështesë konsumin dhe investimet në ekonomi. Në të njëjtën kohë, ai theksoi rëndësinë që rritja e kredisë të vijojë në mënyrë të kujdesshme dhe të shëndetshme, duke ruajtur standarde të përshtatshme kreditimi dhe administrimi të rrezikut.
Një tjetër çështje e diskutuar ishin edhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe lidhja e tyre me aktivitetin kreditues. Diskutimet u fokusuan në ecurinë dhe dinamikën e këtij tregu, si dhe në zhvillimet e kreditimit për blerjen e banesave. Kredia hipotekare vijoi të shfaqë ritme të larta rritjeje, duke u zgjeruar me 16.1% në terma vjetorë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Ndërkohë, norma mesatare e interesit për kreditë hipotekare në lekë qëndroi në nivelin 3.9%.
Në këtë kuadër, Guvernatori Sejko u ndal edhe në masat makroprudenciale të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për financimin e blerjeve në tregun e pasurive të paluajtshme, përmes vendosjes së kufijve të sipërm për kredidhënien për pasuri të paluajtshme rezidenciale, bazuar në raportet “kredi ndaj vlerës së pronës” dhe “shërbimi i borxhit ndaj të ardhurave”. Guvernatori vlerësoi se masat e marra kanë dhënë efektet e pritshme, duke kontribuuar në një kreditim më të kujdesshëm dhe të balancuar të tregut të banesave. Ai theksoi se këto masa mbështesin zhvillimin e shëndetshëm të kreditimit dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit bankar.
Në takim u diskutua gjithashtu ecuria e Programit të Financimit të Biznesit Mikro, të Vogël dhe të Mesëm, të vënë në zbatim nga Banka e Shqipërisë për të përmirësuar aksesin në financim dhe për të ulur kostot e kredisë për këtë segment të rëndësishëm të ekonomisë. Nëpërmjet këtij programi, Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një fond prej 25 miliardë lekësh, i cili kanalizohet nëpërmjet bankave tregtare drejt bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe fermerëve. Programi krijon mundësi financimi me norma interesi të favorshme dhe është zgjatur deri në fund të vitit 2027. Deri më tani, në kuadër të këtij programi, Banka e Shqipërisë ka injektuar rreth 2.2 miliardë lekë likuiditet në sistemin bankar për financimin e bizneseve përfituese.
Guvernatori Sejko u bëri thirrje bankave tregtare që të angazhohen më aktivisht në zbatimin e programit dhe të rrisin kreditimin e bizneseve përfituese nëpërmjet tij, duke shfrytëzuar fondet dhe kushtet e favorshme që ai ofron. Ai theksoi se një përdorim më i gjerë i këtij instrumenti do të ndihmojë në përmirësimin e aksesit të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme në financim, në mbështetjen e investimeve dhe në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të ekonomisë.
Në vijim, pjesëmarrësit diskutuan edhe çështje të lidhura me takimet e fundit të Misionit të Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP) në Shqipëri. Në këtë kuadër, u shkëmbyen vlerësime mbi çështjet e trajtuara gjatë misionit dhe angazhimin e sektorit bankar në këtë proces./ Monitor
Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të degëve, likuiditeti i lart...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dolla...
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë p...
Një e katërta e të punësuarve që derdhin kontribute rezult...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe ...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, p...
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e kë...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...
Çmimi i naftës dhe benzinës në tregun vendas arrin afër ni...
Bonusi i Bebes ka mbështetur financiarisht mijëra familje ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 78.6 lekë dhe...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka zbritur sot për herë...
Bilanci i pagesave u përmirësua më tej në tremujorin e dyt...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka bërë një njoftim në lidhje me një laj...
Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali në rrugën “Th...
Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar ...
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një oper...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Në Prishtinë po zhvillohet prej disa orësh protestë, pas v...
I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione...
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosov...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka bërë një deklaratë në...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi ...
Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të degëve, likuiditeti i lart...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...