Çarje në tubacionin kryesor të Bogovës, ndërpritet furnizimi me ujë në Berat e Kuçovë

Çarje në tubacionin kryesor të Bogovës, ndërpritet furnizimi me ujë në Berat e Kuçovë

16:25, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Që prej orës 13:00 është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetet Berat dhe Kuçovë, si dhe në fshatrat përreth që furnizohen nga Ujësjellësi i Bogovës.

Sipas burimeve nga sh.a. Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë, shkak i ndërprerjes është bërë çarja e tubacionit qendror të linjës kryesore të Bogovës, në fshatin Kakruk.

Grupet e punës së sh.a. Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë ndodhen në zonën ku ka ndodhur dëmtimi dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në Berat, Kuçovë dhe fshatrat përreth.

Në lidhje me situatën e krijuar, një njoftim është publikuar edhe në faqen zyrtare të Facebook-ut të Bashkisë Berat, ku shpjegohet shkaku i ndërprerjes së furnizimit me ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco