web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takimi për Territorialen në Korçë/ Rama ndan detaje: Do ketë më shumë para

16 Shtator 2026, 16:49, Politikë CNA

Takimi për Territorialen në Korçë/ Rama ndan detaje: Do

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë detaje nga takimi për territorialen në Korçë. Teksa ndau fragmente nga takimi i zhvilluar, Rama shprehet se bashkimi i Maliqit me Korçën në një bashki të vetme do të sjellë mundësi të reja për zhvillim dhe akses në fondet e BE.

Rama tha se bashkitë që do të shkrihen nuk do të jenë njësi administrative si ato që janë sot, por do të futen në një tjetër kategori të fondeve të BE-së, e për rrjedhojë më shumë para për të investuar.

 

“Sot në Korçë, ku Reforma Administrative-Territoriale do të sjellë bashkimin e Maliqit me Korçën në një bashki të re dhe të fuqishme, duke krijuar premisa të reja për zhvillimin ekonomik e social të qëndrueshëm si edhe aksesin në fondet e Bashkimit Europian

Është shumë e rëndësishme për fëmijët tuaj kjo që po bëjmë sot. Dhe për mirëfunksionimin në shkallë kombëtare. Maliqi apo të tjerat që do të bashkohen nuk do jenë Njësi Administrative si ato që ju shikoni sot. Duke u bërë njësi më e madhe, futet në një kategori tjetër të fondeve të BE-së. Do ketë më shumë para për të investuar”, tha Rama./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga