3 organizata për të drejta e njeriut: Faktet për krimet nuk mund të mohohen, Serbia duhet t’i ndjekë penalisht komandantët e lartë

16 Shtator 2026 | 17:05

Tre organizata për të drejtat e njeriut – Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në Serbi, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) dhe Rrjeti i Pajtimit REKOM – thanë se aktgjykimi i shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka vërtetuar fakte që nuk mund të mohohen për shkak të narrativës mbizotëruese në Kosovë mbi luftën çlirimtare të UÇK-së.

Në një deklaratë të përbashkët, organizatat thanë se aktgjykimi dokumenton vende ndalimi, tortura, vrasje dhe zhdukje të serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës – përfshirë anëtarë të LDK-së, persona pa angazhim politik, si dhe pjesëtarë e përkrahës të UÇK-së.

Ato theksuan se etiketimi i viktimave si “kolaboracionistë” nuk mund të justifikojë rrëmbimin, torturimin apo vrasjen e tyre. Njëkohësisht, organizatat e cilësuan të arsyeshëm pakënaqësinë në Kosovë për mungesën pothuajse të plotë të ndjekjes penale në Serbi të oficerëve të lartë të Ushtrisë Jugosllave dhe policisë serbe për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grenell: Kurti duhet të funksionojë shpejt për shpërbërje të Gjykatës Speciale

Ish i dërguari i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Richard Grenell, reagoi pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së. Grenell...
16:56 | 16/09/2026

“S’kemi asgjë me policinë”, Nasim Haradinaj iu drejtohet protestuesve: Të bëjmë thirrje për unitet

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj iu është drejtuar protestuesve të mbledhur para objektit të Qeverisë të mbledhur aty pas dënimit me 91...
16:43 | 16/09/2026

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup: Historia mund të gjykohet, por jo të rishkruhet

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Mejdani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin në shkallë të parë të katër ish-krerëve...
16:29 | 16/09/2026