Plagosje me armë zjarri në Durrës

16 Shtator 2026 | 18:00

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e së mërkurës në lagjen nr. 1 të Durrësit, në zonën e Vollgës.

Pas të shtënave, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F., 61 vjeç, banues në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin E. Sh., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon  kontrolli i zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bëri me dije policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë kundërshton projektligjin për pagat e magjistratëve: Nuk është reflektuar vendimi i Kushtetueses

Gjykata e Lartë i kërkon Kuvendit të mos miratojë projektligjin për pagat e magjistratëve në seancën plenare të 17 shtatorit, duke kundërshtuar mënyrën se si...
15:22 | 16/09/2026

Pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme: Diferenca të pajustifikuara dhe jo harmonike

Prokuroria e Përgjithshme këtë të mërkurë i përcolli nëpërmjet një shkrese zyrtare, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, qëndrimin e saj mbi projektligjin për pagat e...
13:26 | 16/09/2026

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj njofton ringritjen e Bordit të Transparencës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë vendimin për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e...
12:45 | 16/09/2026