Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë Gjykatës Speciale, familjarët e ish-krerëve të UÇK-së: E papranueshme, do e apelojmë
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
Mbyllet protesta e 108-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 15 Shtator, 22:27 Marshimi i protestuesve/...
Gjatë takimit me banorët, Rama foli për ndryshimet e propozuara në organizimin territorial të vendit, ndërkohë tha se shërbimet publike do të vijojnë të ofrohen edhe pas ndryshimeve të statusit administrativ.
KORÇË- Kyeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme takimin e radhës në kuadër të Reformës së re Territoriale, këtë herë në Korçë, ku u ndal edhe në Maliq. Gjatë takimit me banorët, Rama foli për ndryshimet e propozuara në organizimin territorial të vendit, ndërkohë tha se shërbimet publike do të vijojnë të ofrohen edhe pas ndryshimeve të statusit administrativ.
Sipas propozimit të socialistëve, Bashkia Maliq do të shkrihet si njësi vendore, ndërsa Maliqi do të vijojë të ketë statusin e qytetit. Rama tha më tej se ndarja e re territoriale synon një organizim më efektiv dhe rritjen e investimeve, duke e lidhur këtë edhe me mundësinë e përfitimit nga kategori të tjera të fondeve të Bashkimit Evropian.
“Është shumë e rëndësishme për fëmijët tuaj kjo që po bëjmë sot. Për të gjithë ju, por në radhë të parë për fëmijët dhe për mirëfunksionimin në shkallë kombëtare të shtetit shqiptar. Maliqi apo të tjerat që po bashkohen nuk do jenë njësi administrative si ato që ju shikoni sot. Dhe për këtë arsye, për këtë ligj ne krijojmë një nivel tjetër, duke u bërë një njësi më e madhe, futet në një kategori tjetër të fondeve të BE-së. Dhe do shikoni që do ju rriten investimet. Duke u rritur masa, do ketë më shumë para për të investuar. Nuk ka këtu asnjë rrezik, këtu ka vetëm gjëra pozitive. Më pak s’ka, më shumë ka”, tha Rama.
Në takim ka marrë pjesë edhe kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili është edhe deputet i Korçës. Gjatë fjalës së tij, Peleshi ka përsëritur se Maliqi do të jetë qytet dhe se me reformën e re shërbimet nuk do të largohen nga qytetarët. Sipas tij, Reforma Territoriale do të pasohet më tej edhe me reflektime në kuadrin ligjor, siç është ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor.
“Pra, Bashkia e Maliqit nuk do të jetë më bashki, por do të jetë qyteti i Maliqit dhe do t'ju shërbejë të gjitha fshatrave, të njëjtave fshatra dhe njësive administrative që ka edhe sot. Sikundër dhe Korça, do të ketë gjithashtu një drejtues të posaçëm, nënkryetar bashkie thotë projektligji. Por duhet thënë që çdo reformë shoqërohet me skepticizëm, me frikë, me zemërim ndonjëherë kur të gjitha burojnë nga e panjohura. Ndaj dëgjesat janë të domosdoshme. Reforma nuk është thjesht një hartë dhe nuk përfundon me hartën, por do të pasohet edhe më tej, do të ketë besoj nevojë edhe për reflektime në kuadrin ligjor, siç është ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, për të garantuar edhe njëherë atë që e kërkojnë e kërkuan edhe qytetarët, sidomos ata të Bashkisë Maliq dhe të njësive përreth, që shërbimet mos të largohen”, tha Peleshi./Dosja.al
Nik Gjeloshaj MALI I ZI- Ish-kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosov&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, reagoi menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep...
Pamje nga gjyqi në Hagë KOSOVA- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara n&...
Flamuri i Kroacisë KROACI- Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hag&...
KOSOVË- Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan sot me 81 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK-së, pasi i sh...
Flamuri i Mbretërisë së Bashkuar BRITANI E MADHE- Mbretëria e Bashkuar ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike ka përsëritur kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për mira...
Gjykata e Lartë TIRANË- Gjykata e Lartë ka kundërshtuar ashpër mënyrën se si Komisioni për Çështj...
SHBA- Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka reaguar pas aktgjykimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat ...