AKTUALITET /

Durrës, gjendet celular në qelinë e të burgosurve. Arrestohet një person, procedohen 6 të tjerë

Në hetim janë përfshirë edhe katër punonjës policie të IEVP Durrës, me inicialet A. S., A. C., S. M. dhe I. S., të cilët po procedohen në gjendje të lirë për “Shpërdorim të detyrës”.

Shkruar nga Versus

Durrës, gjendet celular në qelinë e të burgosurve.

Një i burgosur është arrestuar në flagrancë në IEVP Durrës, pasi gjatë një kontrolli të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është gjetur një aparat celular dhe një karikues.

Kontrolli është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 16 shtatorit, në dhomën ku qëndronin të burgosurit me inicialet N. K., P. M. dhe E. H.

Pas përfundimit të veprimeve të para procedurale, P. M. është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

Ndërkohë, dy të burgosurit e tjerë, N. K. dhe E. H., janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në hetim janë përfshirë edhe katër punonjës policie të IEVP Durrës, me inicialet A. S., A. C., S. M. dhe I. S., të cilët po procedohen në gjendje të lirë për “Shpërdorim të detyrës”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

AMSEVP u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje të detyrës nga punonjësit e strukturave përkatëse.

Njoftimi

Në vijim të kontrolleve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në IEVP të ndryshme të vendit, sot në datën 16.09.2026, në orët e para të mëngjesit është ushtruar kontroll në IEVP Durrës, në dhomën ku janë të akomoduar të burgosurit N. K., P. M. dhe E. H., nga ku janë konstatuar një aparat celular dhe një karikues.
Në përfundim të kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është kryer arrestimi në flagrancë i të burgosurit P. M. për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë:
1- Shtetasit e burgosur N. K. dhe E. H. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
2-Shtetasit A. S., A. C., S. M., dhe I. S. me detyrë punonjës policie në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Materialet procedurale do dërgohen për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20, ose duke dërguar email në adresën [email protected].

Poll