AKTUALITET /

Durrës, plagosje me armë zjarri në zonën e "Vollgës". I riu dërgohet me urgjencë në spital

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Shkruar nga Versus

 Durrës, plagosje me armë zjarri në zonën e

Një i ri ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, në zonën e Vollgës.

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur veprimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

 

Poll