Të dhënat e qindra klientëve të evropianë të një banke dixhitale bien në duart e hakerëve
Të dhënat personale të qindra klientëve evropianë të bankës dixhitale Revolut janë marrë nga hakerë, të cilët u paraqitën në mënyrë të rreme si një agjenci qeveritare.
Revolut tha se kishte zbuluar një “mashtrim të sofistikuar të imitimit të jashtëm”, ku një palë e paautorizuar përdori një adresë email-i nga një domen legjitim qeveritar për të bërë kërkesa mashtruese për informacionin e klientëve.
Sipas Financial Times, hakerët italianë përdorën një llogari email-i të komprometuar të qeverisë italiane për t’u paraqitur si zyrtarë. Rreth 680 klientë në disa vende evropiane dyshohet se janë prekur.
Mes të dhënave të marra raportohet se përfshihen adresa, fotografi verifikimi, dokumente identiteti dhe informacione mbi aktivitetin e bitcoin.
Revolut deklaroi se sistemet dhe fondet e klientëve nuk janë prekur nga incidenti. Kompania tha gjithashtu se ka kontaktuar klientët e prekur dhe u ka ofruar mbështetje.
Pas zbulimit të incidentit, Revolut tha se bllokoi menjëherë adresën e përdorur në mashtrim dhe njoftoi autoritetet përkatëse qeveritare, të zbatimit të ligjit, të mbrojtjes së të dhënave dhe rregullatorët financiarë.
Ndërkohë, Zyra britanike e Komisionerit të Informacionit konfirmoi se kishte marrë një raport për incidentin dhe po vlerësonte informacionin e paraqitur.
Franca kërkon të bindë BE-në për heqjen e sanksioneve ndaj Alisher Usmanov
Rezultatet e dobëta tronditin CDU-në, Merz ultimatum drejtuesve të partisë: Më mbështesni ose jap dorëheqjen
BE masa të reja për të lehtësuar lëvizshmërinë e punëtorëve
- 18:31 “Do t’i biem pishmanit, por do jetë vonë”/ Momenti kur Rexhep Selimi i lutej Jakup Krasniqit kundër Gjykatës Speciale
- 18:15 Zhduket 3-vjeçari nga këndi i lojërave në Angli, mbi 1 000 persona mobilizohen në kërkime për gjetjen e tij
- 18:07 Planeti nën sulm nga dy stuhi diellore: Cilat zona do të preken?
- 18:01 Shembet miniera e arit në Sudan, 82 të vdekur dhe 50 të plagosur
- 18:00 Plagosje me armë zjarri në Durrës
- 17:53 Sulmi me dron ukrainas vret gjeneral-majorin rus, u shpall “Hero i Rusisë” pak ditë më parë (VIDEO)