Bajraktari: Vendimi i Speciales skandaloz, skena politike në Kosovë të bëhet bashkë

16 Shtator 2026 | 18:35

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, e cilësoi si “skandaloz” vendimin e Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së, duke vlerësuar se sot është ditë “e trishtueshme për Kosovën, por edhe për drejtësinë ndërkombëtare”.

“Ata u dënuan sepse qëndruan me popullin e tyre kundër shtypjes, brutalitetit, pastrimit etnik dhe mizorive të regjimit serb. Në anën tjetër, bota po e lejon Serbinë që të ikë nga përgjegjësia për vrasjen e mbi 10.000 personave dhe masakrimin e tyre dhe për përdhunimin e mbi 20.000 grave. Kjo është një nga padrejtësitë më të mëdha në histori. Është absurde”, shkroi ai në X.

Bajraktari tha se tani udhëheqësit politikë duhet të reflektojnë dhe Kosova duhet të përgatitet që të përballet “me këtë padrejtësi”.

“Për ta fituar këtë betejë, të gjitha ndasitë mes udhëheqësve politikë duhet të ndalen sot”, tha ai.

Bajraktari ftoi Lëvizjen Vetëvendosje, PDK-në, LDK-në dhe Aleancën që të bashkohen për të “mbrojtur popullin e Kosovës”, duke argumentuar se askush nuk përfiton nga urrejtja, ndasitë, fajësimi apo “lojërat politike”.

“Tani, më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për institucione stabile, unitet, pjekuri politike, zhvillim ekonomik, një ushtri të fortë dhe angazhim të fuqishëm me Uashingtonin, Brukselin, Londrën, Parisin, Berlinin dhe kudo që diskutohet e ardhmja e Kosovës”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Do t’i biem pishmanit, por do jetë vonë”, momenti kur Rexhep Selimi i lutej Jakup Krasniqit kundër Gjykatës Speciale

Një video e publikuar së fundmi rikthen në vëmendje qëndrimin e Rexhep Selimit në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, kur deputetët po shqyrtonin ndryshimet...
18:31 | 16/09/2026

Serwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar, kanë kriminalizuar një lëvizje çlirimtare të cilën e mbështetën

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka reaguar pas aktgjykimit dënues që Gjykata Speciale dhe ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...
17:44 | 16/09/2026

Britania: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Mbretëria e Bashkuar e mbështet fuqishëm shtetin e Kosovës dhe ndihet krenare që me aleatët e NATO-s intervenoi më 1999, ka deklaruar ministri britanik për...
17:40 | 16/09/2026