Gjaku ende në rrugë, 52-vjeçari qëllohet me armë në lokal! Çfarë ndodhi në Durrës, reagon policia

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në lagjen nr. 1.
Bëhet me dije se, pas një sherri për motive të dobëta, një 61-vjeçar, i identifikuar si F. F., ka plagosur me armë në dorë 52-vjeçarin E. Sh.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi:
Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F., 61 vjeç, banues në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin E. Sh., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Taulant Halili/ Vizionplus.tv/




