E mërkurë, 16 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Kosova

Dënimet në Hagë, reagon Vuçiç: Edhe pas 25 vitesh nuk jemi gati ta pranojmë çfarë ndodhi!

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ai u shpreh se emocionet mbeten ende të forta në rajon, edhe dekada pas konflikteve, duke thënë se kjo tregon se shoqëritë ende nuk janë gati të pranojnë plotësisht atë që ka ndodhur dhe krimet që, sipas tij, mund të jenë kryer edhe në emër të tyre.

“Për Serbinë është me rëndësi vendimtare ruajtja e paqes dhe stabilitetit. Për vendin tonë nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo. Besoj se fakti që emocionet janë ende kaq të forta edhe pas 25, 27 dhe 30 vitesh nga konfliktet në hapësirën tonë tregon se ende nuk jemi gati të pranojmë atë që ka ndodhur, as krimet që mund të jenë kryer edhe në emrin tonë”, tha Vuçiç.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.