web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kupa e Shqipërisë, dy skuadra festojnë kualifikimin

16 Shtator 2026, 19:02, Sport CNA

Kupa e Shqipërisë, dy skuadra festojnë kualifikimin

Kupa e Shqipërisë ka mësuar sot emrat e dy skuadrave të fundit që u kualifikuan në turin e parë eliminator.

Albpetroli dhe Gramshi siguruan kalimin më tej falë fitoreve të arritura në turin paraeliminator.

Në sfidën e parë, Albpetroli mposhti me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Memaliajit.

Në takimin tjetër, Gramshi arriti të fitonte me shifrat minimale 1-0 përballë Basanias me golin e Tabakut.

Me këto dy rezultate u plotësua përfundimisht numri prej 16 ekipeve pjesëmarrëse në turin e parë. Skuadrat e kualifikuara presin tashmë përcaktimin e ccifteve nga ana e FSHF-së.

Ekipet fituese të turit të parë do të përballen më pas me 8 skuadrat më të mira të sezonit të kaluar të Superiores.





Lajmet e fundit nga