web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Foltorja e Ripërtëritjes”/ Berisha prezanton veprimtarinë e re nga Kruja

16 Shtator 2026, 18:53, Politikë CNA

“Foltorja e Ripërtëritjes”/ Berisha prezanton

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në Kuvendin e degës së Krujës.

Berisha tha se në Krujë inauguron një veprimtari të re në PD, e quajtur “Foltorja e Ripërtëritjes”.

Demokrati tha se kjo veprimtari synon t’i japë fund kësaj gjendje dramatike në të cilën është katandisur Shqipëria nga qeverisja e Edi Ramës.

 

“Sot jemi këtu në një eveniment shumë të rëndësishëm të demokratëve të Krujës, por dhe të kryetarit të kësaj dege.  

Aulon Kalaja u bë pararendës i atij procesi, të ripërtëritjes së PD, kaq jetik dhe vendimtar për fatin e kësaj partie dhe për fatin e vendit.

Në agjendën time ekzistonte Foltorja e Ripërtëritjes. Këtë veprimtari të re e inaugurojmë këtu në Krujë. Nuk ka një vend të dytë që mund të frymëzojë më shumë se Kruja për një përpjekje të madhe.

T’i japim zgjidhje kësa gjendje dramatike në të cilën e ka katandisur regjimi i Ramës Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk ka pushtim në histori që t’i ketë dhënë goditje më të rëndë qenies shqiptare, se sa Rama në 10 vite”, tha Berisha.





Lajmet e fundit nga