Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, e cilësoi si “skandaloz” vendimin e Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së, duke vlerësuar se sot është ditë “e trishtueshme për Kosovën, por edhe për drejtësinë ndërkombëtare”.
“Ata u dënuan sepse qëndruan me popullin e tyre kundër shtypjes, brutalitetit, pastrimit etnik dhe mizorive të regjimit serb. Në anën tjetër, bota po e lejon Serbinë që të ikë nga përgjegjësia për vrasjen e mbi 10.000 personave dhe masakrimin e tyre dhe për përdhunimin e mbi 20.000 grave. Kjo është një nga padrejtësitë më të mëdha në histori. Është absurde”, shkroi ai në X.
Bajraktari tha se tani udhëheqësit politikë duhet të reflektojnë dhe Kosova duhet të përgatitet që të përballet “me këtë padrejtësi”.
“Për ta fituar këtë betejë, të gjitha ndasitë mes udhëheqësve politikë duhet të ndalen sot”, tha ai.
Bajraktari ftoi Lëvizjen Vetëvendosje, PDK-në, LDK-në dhe Aleancën që të bashkohen për të “mbrojtur popullin e Kosovës”, duke argumentuar se askush nuk përfiton nga urrejtja, ndasitë, fajësimi apo “lojërat politike”.
“Tani, më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për institucione stabile, unitet, pjekuri politike, zhvillim ekonomik, një ushtri të fortë dhe angazhim të fuqishëm me Uashingtonin, Brukselin, Londrën, Parisin, Berlinin dhe kudo që diskutohet e ardhmja e Kosovës”, tha ai.
© SYRI.net
Berisha: Nga Kruja inaugurojmë Foltoren e Ripërtëritjes! Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike
‘Përballë bandave, krimit dhe korrupsionit’, Strazimiri: Do ta fitojmë Bashkinë e Krujës
Deputetja e PDK-së kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme