Qëlloi me armë pas një konflikti! Ja kush janë i plagosuri dhe autori në Durrës (EMRAT)

Të shtënat me armë mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës prishën edhe njëherë qetësinë e qytetit bregdetar.
Një konflikt banal mes dy personave në një lokal në lagjen nr. 1 të qytetit solli përdorimin e armës, ku mbeti i plagosur 52-vjeçari Elton Shllaku.
Bëhet me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është 61-vjeçari Fatmir Ferhati, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për arrestimin e tij.
Njoftmi:
Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F., 61 vjeç, banues në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin E. Sh., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




